Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
472714428 medium
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej gati një dekade, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë, por edhe për nomadët digjitalë që kërkojnë mundësi për të qëndruar në Evropë për periudha të gjata pa procedura të ndërlikuara. Kështu e nis artikullin për vendin tonë media amerikane e udhëtimeve “Travel of Path”, duke nënvizuar se destinacioni më i ri turistik i Evropës mund të përballet me ndryshime të mëdha për vizitorët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shumë vende evropiane janë të njohura për qasjen e tyre të aksesit sa më të thjeshtë, praktike dhe pa shumë burokraci ndaj turistëve, por kjo shpesh ndryshon sapo bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Media amerikane “Travel of Path” nënvizon se, siç dihet, Zona Shengen ofron shumë përparësi për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por njëkohësisht vendos edhe kufizime të qarta për qytetarët e vendeve jashtë saj.

Por në Shqipëri, deri më sot, kjo nuk ka qenë një shqetësim. Megjithatë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ishte një zhvillim shumë pozitiv për qytetarët shqiptarë, të cilët do të fitonin të drejtën për të lëvizur dhe jetuar më lirshëm në vendet e BE-së. Por nga ana tjetër, për turistët dhe vizitorët e huaj, ndryshimet do të ishin paksa më të ndërlikuara.

Duke u ndalur në mënyrë më të detajuar në këtë drejtim, media amerikane “Travel of Path” nënvizon se ndikimi kryesor pritet të shtrihet në disa fusha: standardi i jetesës dhe rregullat për hyrjen dhe qëndrimin.

Aktualisht, turistët përfitojnë shumë edhe nga çmimet që ofron Shqipëria deri në momentin që ajo anëtarësohet në BE.

Një apartament modern buzë detit në qytete si Vlora ose Saranda mund të kushtojë rreth 120 dollarë nata, ndërsa bujtinat më të thjeshta nisin nga rreth 35 dollarë nata. Megjithatë, përvoja e vendeve të tjera tregon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian sjell gradualisht rritje të çmimeve.

Në përfundim, “Travel of Path” e cilëson Shqipërinë si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Mesdhe, falë vijës bregdetare dhe potencialit të madh turistik.

europe Shqiperia travel of path
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin, Republika e Irlandës

08:12 / July 16, 2026

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.