Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 22 7 1024x575 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një vizite në Qendrën Sociale “Jonathan”, Kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja të qeverisë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre.

Kjo paketë përfshin dyfishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta, nga e cila do të përfitojnë drejtpërdrejt 11 mijë fëmijë dhe të rinj.

“Është një punë e përditshme, një përkushtim i përditshëm me të gjitha vështirësitë pa diskutim, por edhe me shumë dashuri dhe shpresë. Zgjodhëm këtë vend për të folur këtë vend për të folur pak më gjerë sa i takon këtyre qendrave dhe ndërmarrjeve sociale, por edhe për prekur atë që para pak javësh qeveria realizoi. Dyfishimin ekonomik për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta. Jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar. Janë 11 fëmijë dhe më të rinj, që do të përfitojnë nga kjo masë”, tha Rama.

Përveç rritjes së pagesës ekonomike, qeveria ka vendosur të marrë përsipër mbulimin e plotë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga buxheti i shtetit për të gjitha nënat dhe kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kjo masë synon të garantojë mbrojtjen sociale të prindërve që e kanë të pamundur të punësohen për shkak të përkujdesjes me kohë të plotë ndaj fëmijëve të tyre.

“Për tej kësaj kemi marrë një masë edhe për kujdestarët. Një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur që të shkojë rregullisht në punë, dhe përballet me problemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kështu që ne vendosëm, që buxheti i shtetit t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe kujdestarët, sikurse të ishin në punë. Ne nuk jemi jashtë realitetit dhe jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve. Ne sot kemi një sistem më të besueshme”, shtoi kreu i qeverisë.

Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026–2030, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon, krahas dyfishimit të pagesës, edhe më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur

11 mije femije 11mije AK mbshtetje ekonomike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.