Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje, duke sjellë erëra të forta, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike. Mbrëmjen e së martës, era e fortë përfshiu qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme. Qytetarët dhe pushuesit u larguan nga bregdeti për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme. Në zonën e Lungomares, bizneset u detyruan të mblidhnin çadrat dhe karriget, pasi era e fuqishme vështirësoi zhvillimin normal të aktivitetit. Ndërkohë, edhe në qarkun e Kukësit reshjet e shiut, erërat me intensitet mesatar dhe shkarkesat elektrike i…
Author: tirana
Nga Mero Baze Shkuarja e Edi Ramës në Theth, një vit pas prishjes së ndërtimeve abuzive aty, dhe rikthimi i debatit rreth Paketës së Maleve tregon nivelin poshtërues të padijes që politika jonë ka për bujqësinë dhe fshatin. Do të mjaftonte cektësia dhe lehtësia me të cilën thonë broçkulla për Paketën e Maleve për të kuptuar pse fshati shqiptar ka mbetur për 35 vjet rrugëve. Kjo gjuhë në debatin publik tregon se problemi më i madh që ka opozita në Shqipëri është se nuk ka më në fokus problemet reale që ka Shqipëria, por ka fiksimet dhe paragjykimet e debilëve…
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi Bullgarinë që të mos lejojë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e saj për operacione ushtarake kundër Republikës Islamike. Esmail Baqaei tha më 21 korrik se çdo pjesëmarrje dhe bashkëpunim në përgatitjen dhe zbatimin e sulmeve amerikane “do të konsiderohet bashkëfajësi në kryerjen e krimit të agresionit dhe krimeve të luftës”. Kryeministri bullgar, Roman Radev, ka thënë se do të kërkojë miratimin e Parlamentit për dislokimin e deri në tetë aeroplanëve cisternë amerikanë në një bazë ajrore në vend. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i Ministrisë së…
697 kulla të vjetra nëpër të gjithë Shqipërinë pritet të formalizohen dhe poseduesit e tyre do të pajisen me Certifikatë Pronësie. Kështu është shprehur drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, gjatë takimi të mbajtur sot në Theth bashkë me kryeministrin Edi Rama, me fokus ligjin për “Paketën e Maleve”. “Sa i përket rijetëzimit të kullave, jemi në një projekt me Ministrinë e Turizmit dhe GIZ, ku kemi identifikuar 697 kulla të vjetra. Po vijojmë procesin e titujve të pronësisë. Vetëm për Thethin janë 15 kulla të identifikuara, për të cilat po vijon procesi i formalizimit. E gjithë drejtoria…
Një rrjet i dyshuar i trafikimit të emigrantëve, që vepronte në Ballkan, është goditur gjatë një operacioni të koordinuar nga autoritetet e Greqisë, Bullgarisë, Holandës dhe Rumanisë, me mbështetjen e Europol. Si rezultat i aksionit janë arrestuar shtatë persona. Sipas Europol, operacioni u zhvillua më 16 korrik në Selanik, Athinë, Sofje, Bukuresht dhe Etten-Leur në Holandë. Pesë persona u arrestuan në Greqi, një në Bullgari dhe një në Holandë. Hetimet janë përqendruar te një grup i organizuar, i përbërë kryesisht nga shtetas sirianë dhe egjiptianë, i dyshuar për organizimin e transportit të paligjshëm të emigrantëve nga Greqia, përmes Bullgarisë dhe…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës, një kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë një prej objekteve kryesore të pasurimit të uraniumit në Iran, sipas AP. Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se operacioni do të synojë këtë zonë, si pjesë e përpjekjeve për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore. “Do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe me forcë të madhe”, u shpreh presidenti amerikan. Deklarata e Trump erdhi pasi u pyet nëse beson se Irani…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj kritikave dhe pretendimeve për “Paketën e Maleve”, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Përmes një deklaratë publike, ai pohoi se 90% e profileve që kundërshtojnë këtë projekt janë false dhe të orkestruara nga eksponentë të opozitës. Rama e shpërfilli reagimin opozitar duke akuzuar kritikët për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe sulme ndaj banorëve vendorë, si ata të Thethit. Ai përfundoi reagimin e tij duke shprehur skepticizëm mbi aftësinë e këtyre aktorëve politikë për të udhëhequr të ardhmen e Shqipërisë. “Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe…
Nga Artur Ajazi Nuk e di pse, rinovimi (procesi zgjedhor brenda PD) më ngjau me protestën e flamingove në bulevardin e Tiranës. Sali Berisha, edhe pse e dëgjon qartazi thirrjen “Berisha në burg” nga kori i protestuesve që personifikojnë flamingot, duket se përtkthimin e bën ndryshe. “Nuk thonë për mua, e kanë me Edi Ramën ata, e di unë”. Ashtu tha dhe bëri edhe me procesin zgjedhor. Edhe me ato pak zëra medemek “kundër” ndonjë emri të veçantë brenda asaj partie, Berisha e mbyllte duke thënë se “nuk e kanë me mua, e kanë me Mulin apo dike tjetër”. Sipas…
Nga Eduard Zaloshnja Dita e miratimit të një ndarjeje të re territoriale të vendit po afron. Sepse vetëm pas 10 muajsh do të zgjvillohen zgjedhjet bashkiake, dhe po nuk u miratua tani ndarja e re territoriale, mbetet të kryhet pas 4 vjetësh. Një nga pyetjet më të rëndësishme rreth ndarjes së re territoriale është ajo për numrin e bashkive. Por që të arrihet tek ky numër, duhet bërë një shikim historik i ndarjes territoriale së Shqipërisë, qysh nga pavarësia e saj. Nga shpallja e pavarësisë deri në Luftën e Dytë botërore, vendi ishte i ndarë në prefektura, nënprefektura, bashki dhe…
Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ. Në vijim të procedurës së shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 26.06.2026, për zgjedhjen e një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, bazuar në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë…
Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pasi u bë publik lajmi se ishte gjobitur nga Gjykata për mungesën në seancën e kësaj të hëne. Në reagimin e tij, Ndreca sqaron se mungesa ishte njoftuar paraprakisht me shkresë zyrtare, pasi në të njëjtën orë ishte i angazhuar në një proces civil që vijon prej pesë vitesh dhe që, sipas tij, ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale ndaj Veliajt. Avokati thekson se Gjykata caktoi datën dhe orën e seancës pa konsultuar asnjë prej avokatëve mbrojtës, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që…
Seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe 15 të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 9 shtator. Isai dhe 15 persona të tjerë akuzohen për shkelje të procedurave të prokurimit publik. Sipas SPAK, çështja lidhet me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë–Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”. Për gjykim janë dërguar kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ish-nënkryetarja e bashkisë, Eljona Mydini, shtatë ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), gjashtë ish-punonjës të Bashkisë Kolonjë, si dhe një punonjëse e shoqërisë “A&E Engineering” sh.p.k..