Seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe 15 të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 9 shtator.
Isai dhe 15 persona të tjerë akuzohen për shkelje të procedurave të prokurimit publik.
Sipas SPAK, çështja lidhet me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë–Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”.
Për gjykim janë dërguar kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ish-nënkryetarja e bashkisë, Eljona Mydini, shtatë ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), gjashtë ish-punonjës të Bashkisë Kolonjë, si dhe një punonjëse e shoqërisë “A&E Engineering” sh.p.k..
