Author: tirana

Pamjet e siguruara nga gazeta TemA gjatë protestës përpara Kuvendit tregojnë se përplasjet me policinë janë shkaktuar nga një grup i vogël, me jo më shumë se 10 persona, që shfaqen të maskuar. Në video, ata shihen duke qëlluar në drejtim të efektivëve me sende të forta, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve qëndron më larg përplasjeve. Në një fragment të pamjeve duket se nga sendet e hedhura mbetet i lënduar edhe një prej protestuesve, i cili largohet nga vendi me ndihmën e personave të tjerë. Ndërkohë një tjetër shihet duke u drejtuar gishtin e mesit policëve. Incidentet kanë sjellë lëndimin…

Read More

Përgjatë periudhës 6-mujore, bizneset në vendin tonë kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ sipas të dhënave zyrtare. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 7.5%. Sipas QKB-së, struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime. Ndërsa sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar…

Read More

Seanca plenare është shoqëruar sërish me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Për shkak të situatës së krijuar dhe pamundësisë për të vijuar normalisht seancen,, drejtuesi i seancës ka vendosur ndërprerjen e saj dhe kalimin në një tjetër pushim. Ky është ndërprerja e radhës e seancës, e cila po zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa jashtë Kuvendit vijon protesta e qytetarëve

Read More

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin për herë të parë shkollën në klasën e parë dhe klasën e dhjetë, përmes portalit e-Albania.“Deri më datë 31 korrik kemi afatin për ta kryer regjistrimin, është shumë e rëndësishme që ju ta ndiqni të gjithë udhëzimin me kujdes për të parë cilat janë shkollat më afër vendbanimit tuaj dhe që ju shfaqen në sistem. Kjo na ndihmon të gjithëve nëse e bëjmë në kohë, të planifikojmë më mirë dhe të organizohemi më mirë, për orët dhe mësuesit që do…

Read More

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e së enjtes në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi një infarkt kardiak. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, menjëherë pasi kishte hyrë në det, ai është ndier keq dhe është drejtuar drejt bregut, ku ka humbur ndjenjat. Pushuesit dhe familjarët kanë reaguar menjëherë, duke e nxjerrë në breg dhe duke njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa ekipi mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa arritur…

Read More

Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit janë dërguar në spital pasi mbetën të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit para Kuvendit. Sipas informacioneve paraprake, policët kanë pësuar lëndime nga goditjet me sende të forta të hedhura në drejtim të tyre gjatë protestës. Incidentet nisën ende pa filluar seanca plenare, pasi forcat e rendit vendosën kordonin e sigurisë përpara godinës së Kuvendit. Protestuesit tentuan të çajnë kordonin dhe të afrohen drejt hyrjes së institucionit, çka solli përplasje me efektivët e policisë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit.

Read More

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kundërshtoi në Kuvend kërkesën e opozitës për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke argumentuar se mandati i tij ka përfunduar dhe nuk mund të zgjatet. Ai përdori edhe krahasimin me një udhëtar që kërkon të hipë në një tren të humbur, për të ilustruar se procesi nuk mund të kthehet pas. “Ky komision nuk mund të ringjallet më. E ka mbaruar mandatin e vet. Vota jonë është kundër kërkesës për zgjatjen e një afati që ka skaduar dhe nuk mund ta shkelim rregulloren”, deklaroi Balla. Ai sqaroi…

Read More

LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lushnjë, ku një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor. Sipas Policisë, e reja është paraqitur në Komisariatin e Lushnjës së bashku me dy familjarë të saj dhe, në prani të një psikologu, ka kallëzuar se më 22 korrik 2026 është dhunuar seksualisht nga Saimir Meçani, 42 vjeç, banues në Lushnjë. Menjëherë pas denoncimit, Policia shpalli në kërkim 42-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Ndërkohë,…

Read More

Me 82 votat kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD që të zgjatej me 3 muaj afati për komisionin e reformës territoriale. Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme, pasi raportet si të opozitës dhe mazhorancës nuk janë diskutuar në komisione. Berisha tha se do të ngrejnë qytetarët në kryengritje. “Në këtë komision është bërë nga pala jonë puna më serioze dhe është konkretizuar në një raport prej 400 e ca faqesh, në përputhje me axhendën e përbashkët janë organizuar dhjetëra konsulta, axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me…

Read More

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (INT) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, që synon modernizimin e shërbimit onkologjik në Shqipëri dhe afrimin e tij me standardet më të avancuara europiane. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e cilësoi këtë partneritet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor modern dhe të orientuar te pacienti. Sipas saj, bashkëpunimi do të mundësojë forcimin e kapaciteteve profesionale, standardizimin e protokolleve sipas praktikave më të mira europiane, si dhe integrimin e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, diagnostikën digjitale, telemjekësinë dhe sistemet moderne…

Read More

Ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare, jashtë godinës protestuesit vijojnë tubimin, duke qëlluar me vezë dhe shishe me ujë në drejtim të kordonit të Policisë. Pas efektivëve ndodhet edhe autoboti me ujë, i cili është në lëvizje, por deri në këto momente nuk ka ndërhyrë. Më herët, protesta u përshkallëzua pasi protestuesit hodhën vezë dhe domate ndaj forcave të rendit. Në përgjigje, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin e situatës.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku një efektiv policie shfaqet i plagosur gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi ngjarjen si një akt të papranueshëm, duke deklaruar se protesta i ka kaluar kufijtë e një tubimi paqësor. “Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkroi Balla. Reagimi vjen pasi një efektiv mbeti i plagosur në kokë për shkak të goditjeve me gurë…

Read More