Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

QSUT firmos marrëveshje me Institutin e Tumoreve në Milano, partneritet për modernizimin e shërbimit onkologjik

11:20 / July 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1784797642 evissala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (INT) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, që synon modernizimin e shërbimit onkologjik në Shqipëri dhe afrimin e tij me standardet më të avancuara europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e cilësoi këtë partneritet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor modern dhe të orientuar te pacienti.

Sipas saj, bashkëpunimi do të mundësojë forcimin e kapaciteteve profesionale, standardizimin e protokolleve sipas praktikave më të mira europiane, si dhe integrimin e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, diagnostikën digjitale, telemjekësinë dhe sistemet moderne të vendimmarrjes klinike.

Marrëveshja parashikon ngritjen e Qendrës së Studimeve Klinike pranë QSUT-së, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë të marrë pjesë në kërkimin shkencor ndërkombëtar dhe t’u ofrojë pacientëve akses më të hershëm në terapi inovative.

Po ashtu, ajo synon harmonizimin e protokolleve diagnostike dhe terapeutike me standardet europiane, zhvillimin e diagnostikës molekulare dhe përdorimin e teknologjive si telepatologjia dhe telekonsulta për rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve onkologjike.

Një tjetër objektiv i marrëveshjes është krijimi i Rrjetit Kombëtar Onkologjik Shqiptar, me QSUT-në si qendër kombëtare referimi, për të garantuar standarde të unifikuara dhe akses të barabartë në shërbimet onkologjike në të gjithë vendin.

Partneriteti do të mbështesë gjithashtu transferimin e ekspertizës në vlerësimin e teknologjive shëndetësore, mjekësinë e bazuar në vlerë dhe menaxhimin shëndetësor, duke kontribuar në hartimin e politikave të bazuara në evidencë.

Ministrja Sala falënderoi partnerët italianë për bashkëpunimin dhe theksoi se kjo marrëveshje është pjesë e reformave që synojnë modernizimin e sistemit shëndetësor dhe afrimin e tij me modelet më të avancuara europiane.

instituti i tumoreve marreveshje milano QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

10:54 / July 23, 2026

Protesta e tensionuar jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por i shmanget pyetjes nëse do të djegë mandatin e tij

10:32 / July 23, 2026

Bllokohet qarkullimi te bulevardi ‘Zhan d’Ark”, protestuesit tërheqin në rrugë koshat e mbeturinave

10:29 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.