Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit janë dërguar në spital pasi mbetën të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit para Kuvendit.
Sipas informacioneve paraprake, policët kanë pësuar lëndime nga goditjet me sende të forta të hedhura në drejtim të tyre gjatë protestës.
Incidentet nisën ende pa filluar seanca plenare, pasi forcat e rendit vendosën kordonin e sigurisë përpara godinës së Kuvendit. Protestuesit tentuan të çajnë kordonin dhe të afrohen drejt hyrjes së institucionit, çka solli përplasje me efektivët e policisë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit.
