Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Stuhitë rikthehen të premten”, specialistja e IGJEUM: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë vendin

14:21 / July 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 14 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas stuhisë së fortë që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës, moti pritet të përmirësohet përkohësisht gjatë ditës së sotme dhe nesër, por reshjet me shtrëngata do të rikthehen sërish të premten.

Paralajmërimi u dha nga specialistja e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), Anira Gjoni, e cila bëri të ditur se episodet me stuhi do të vijojnë deri në fund të javës.

Sipas saj, fundjava pritet të jetë më e qetë, ndërsa gjatë së enjtes dhe të premtes temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

“Do jetë prezente deri në fund të javës. Episode si ai i mbrëmjes së djeshme pritet të kemi sërish të premten pothuajse në të gjithë territorin. Reshjet do jenë të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Të premten do të nisin në veri shtrëngatat, pastaj do zbresin në qendër dhe do zhvendosen më pas në pjesën juglindore.

Sot dhe nesër kemi një përmirësim afatshkurtër të motit dhe priten të rikthehen reshjet të premten në formën e shtrëngatës. Fundjava do të jetë më e qetë. Të enjten dhe të premten pritet rënie graduale e temperaturave”, u shpreh Gjoni.

Duke folur për javën e ardhshme, specialistja e IGJEUM tha se e hëna mund të shoqërohet me reshje të dobëta lokale, ndërsa temperaturat do të rikthehen gradualisht në rritje.

“E hëna do të shoqërohet me reshje të dobëta lokale, ndërsa temperaturat do të rriten gradualisht. Më pas do t’i rikthehemi ditëve tipike të nxehta të verës”, theksoi ajo.

premten rikthehen shtrengata shiu stuhite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Kontrolle në burgun e Drenovës, i gjendet sërish telefon Laert Haxhiut

12:09 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.