Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Guardiola i thotë “jo” Italisë, Maldini kthen vëmendjen te Pirlo për stolin e axurrëve

11:56 / July 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1784885620 pepguardiolapaolomaldini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pep Guardiola ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, duke i dhënë fund shpresave të drejtuesve të rinj të federatës për ta afruar në stolin e “axurrëve”.

“Faleminderit! Jam i nderuar, por nuk mundem tani”, mësohet t’i ketë thënë Guardiola drejtorit teknik Paolo Maldini, i cili së bashku me Leonardon dhe presidentin e federatës, Malago, kishin zhvilluar bisedime me trajnerin spanjoll.

Sipas mediave italiane, refuzimi nuk lidhet me aspektin financiar. Edhe pse u raportua se Guardiola kërkonte 20 milionë euro në sezon, Maldini ka sqaruar se negociatat nuk kanë dështuar për çështje page.

Arsyeja kryesore e vendimit është dëshira e Guardiolës për të bërë një pauzë dhe për t’iu përkushtuar familjes. Që nga sezoni 2012-2013 ai ka qenë vazhdimisht në pankinë jashtë Spanjës dhe synon të marrë të paktën një vit pushim. Vetë tekniku ka deklaruar më herët se, nëse merr një detyrë, i përkushtohet asaj plotësisht.

Federata Italiane synon të nisë një cikël të ri pas mungesës në tre Kampionate Botërore radhazi. Maldini dhe Leonardo kanë bërë të ditur se trajneri i ardhshëm do të udhëheqë një projekt afatgjatë, me kohëzgjatje nga tetë deri në dhjetë vjet.

Pas refuzimit të Guardiolës, vëmendja është përqendruar te Andrea Pirlo, i cili konsiderohet kandidati kryesor për stolin e Italisë. Më herët, edhe Carlo Ancelotti refuzoi ofertën për të lënë drejtimin e Brazilit.

Ndërkohë, një tjetër figurë e rëndësishme e futbollit italian, Gianluigi Buffon, ka refuzuar rikthimin në kombëtare në një rol drejtues. Ish-portieri, i cili u largua pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botëror, i ka kthyer përgjigje negative Maldinit dhe Leonardos edhe pas kërkesës për të marrë një rol më aktiv në projektin e ri.

guardiola italise jo Maldini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.