Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Bulevardi i flamingove” si reflektim, Rama: Ka përfunduar epoka e mungesave, ka nisur koha e pritshmërive

12:54 / July 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1784888615x1784888140 rama 984 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha se mësimi kryesor që ka nxjerrë nga protestat e zhvilluara përpara Kryeministrisë është se qytetarët nuk gjykojnë më vetëm nga investimet apo arritjet, por nga pritshmëritë që kanë për të ardhmen.

Në fjalën e tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku qeverisja duhet të bazohet gjithnjë e më shumë te përvoja e përditshme e qytetarëve.

“Mësimi i parë që duhet të ndaj me ju është që faktet tona nuk mjaftojnë më sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht njerëzit nuk jetojnë me kënaqësinë e gjërave që ndodhin apo që ndërtohen. Kur prisnin me besim që pas rrugës, shkollës, lulishtes që u ndërtua në lagjen tjetër, t’i vinte radha së tyres. Ata jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt sesa mundësia jonë për t’u përgjigjur. Ata e përjetojnë me tension mes asaj që shohin dhe dëgjojnë dhe asaj që kanë, herë si burim pikëpyetjesh për çfarë po bëhet me vendin dhe shpeshherë me pasiguri për jetesën e tyre për një ekonomi që rritet shpejt bashkë me koston. Nuk mjafton më ta qeverisim të tashmen me investime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm sepse zemrat dhe mendjet e shqiptarëve nuk janë më ku ishin deri dje dhe s’kanë fare më lidhje me statistikat ekonomike, sado pozitive qofshin. Ato janë ankoruar mu te pritshmëritë e tyre. Prandaj dhe bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërië e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore. Shkolla e re është borxh që kthehet me vonesë. Çdo shërbim merret i mirëqenë dhe asnjë mungesë nuk tolerohet. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Deviza e kësaj epoke është ka edhe më mirë”, tha Rama.

bulevardi i flamingove epoka e mungesave koha e pritshmerive reflektim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.