Author: tirana

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi reflektimet e tij mbi protestat në Tiranë dhe njoftoi dokumentin strategjik “BESA”, janë zbardhur detaje të planit që do të udhëheqë qeverisjen në mandatin e katërt. Sipas dokumentit, projekti i Zvërnecit, që u bë edhe zanafilla e protestave, do të jetë testi i parë i metodës “BESA”, një model i ri qeverisjeje që synon të vlerësojë çdo politikë, reformë dhe vendimmarrje të qeverisë. Plani parashikon që brenda një periudhe 90-ditore të zhvillohen dëgjesa në terren me banorë, studiues, shkencëtarë, sipërmarrës dhe grupet që protestuan, përpara se të merret një vendim përfundimtar mbi të…

Read More

Euro do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili është hedhur për konsultim publik dhe për herë të parë përfshin një kapitull të veçantë që rregullon kalimin nga leku te euro. Ekonomisti Gentian Beqiri vlerëson se adoptimi i euros dhe anëtarësimi në eurozonë do të sjellin përfitime të rëndësishme për ekonominë shqiptare, duke ulur kostot e transaksioneve, eliminuar rrezikun e kursit të këmbimit dhe forcuar stabilitetin financiar. “Pavarësisht se ne nuk jemi pjesë, por Euro është pjesë e ekonomisë dhe ndërkohë ne…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur deklaratat e tij se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura serbe në Banjicë. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe ta mbrojmë atë shenjtëri, pa prekur askënd, pa sulmuar askënd dhe pa kërcënuar askënd”, deklaroi Vuçiç. Presidenti serb kritikoi gjithashtu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë. “Ata po formojnë aleanca kundër nesh…

Read More

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu Veron Pasha ka marrë një plagë në kofshë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të përfshirë në të shtënat. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dyshohet se ka sekuestruar armën e policit Leonard Xhemollari, të përfshirë në konfliktin e ndodhur një ditë më parë, së bashku me të kërkuarin e SPAK Denis Tafili. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 15:00, në Sallën Operative të DVP Durrës është raportuar një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi Edison Gjuzi., 36 vjeç, është goditur me qytën e një pistolete, e cila dyshohet se është arma e shërbimit e policit Leonardo Xhemollari. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë shtetasit Denis Tafili, 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim nga SPAK, dhe…

Read More

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit dhe Dogana e Kakavijës do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026. Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në 09:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të lejohet kalimi i asnjë automjeti nëpër pikën kufitare. Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këmbësorët do të lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë kufizim, për të shmangur pritjet dhe…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me lajmet e përplasjes së tij me kryeministrin Rama në mbledhjen e socialistëve një ditë më parë. “Kjo është njësoj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emrin një pjese, por është në të njëjtën linjë, synon vetëm linçimin, ndaj është “vrasje me pagesë” në politikë. Dje para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin përjashta asgjë nga ato që unë do flisja aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e transformuar. Tani meqë dje u mor një…

Read More

Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiuvizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofronbizneseve të vogla dhe të mesme. Koçiu theksoi se programi u hartua për t’u dhënë më shumë qartësi bizneseve mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke i ndihmuar të sigurojnë financim dhe të rrisin kapacitetet. “Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye…

Read More

jë 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni mes policisë së Durrësit dhe Kavajës. I riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Breshias, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim. Pritet ekstradimi i 26-vjeçarit drejt vendit fqinj. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e…

Read More

Nga Ylli Manjani Edi Rama ka zgjedhur së fundmi t’i japë një dimension të ri filozofisë së tij të qeverisjes. Pasi pranon publikisht se qytetarëve ua nxijnë jetën shërbimet shtetërore që nuk i marrin ose i marrin me mundim, ai kërkon të mbështetet tek një institucion i vjetër socio-moral shqiptar: besa. Tek fjala e dhënë. Tek përgjegjësia për ta mbajtur atë. Tek llogaridhënia. Në vetvete, kjo është një tezë e lavdërueshme. Madje edhe një gjetje politike interesante, sidomos për një qeveri që hyn në mandatin e katërt të pushtetit. Sepse, pas kaq shumë vitesh, premtimet nuk maten më me sloganet,…

Read More

Zjarret masive që kanë përfshirë Francën dhe Spanjën kanë detyruar më shumë se 160 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre që nga mesi i javës. Situata mbetet kritike, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur evakuimin e shtatë komunave të tjera pranë qytetit të Bordosë, për shkak të një zjarri të cilësuar si “i paprecedentë”. Në Spanjë, autoritetet po përballen me një zjarr pranë Madridit që është përshkruar si “i pamundur për t’u shuar”. Prefektja e departamentit Gironde, Sophie Brocas, deklaroi se përhapja e vazhdueshme e flakëve, pavarësisht angazhimit të madh të forcave të emergjencës, ka bërë të domosdoshme evakuimin…

Read More

Amerikanët vazhdojnë të trajnojnë ekspertë për poligrafin, që përdoret në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Pasi trajnuan ekspertët e parë, të cilët përmes poligrafit testuan kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në dy gara të mëparshme, këtij ekipi i janë bashkuar edhe specialistë të tjerë. Përmes mbështetjes së ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara dhe INL të Departamentit të Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) sapo diplomoi dy ekspertë të rinj të certifikuar të poligrafit, duke përfunduar një kurs intensiv 10-javor të trajnimit bazë dhe metodologjisë së poligrafit në Akademinë Ndërkombëtare të Poligrafit në Fort Lauderdale, FL. Ekzaminuesit…

Read More