Author: tirana

Kylian Mbappé ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Botërorit 2026, duke iu drejtuar tifozëve francezë me një letër të hapur, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe zhgënjimin që Franca nuk arriti të fitonte trofeun. Kapiteni i “Gjelave” e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola, por Franca u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, e cila më pas u shpall kampione e botës. Në mesazhin e tij, sulmuesi i Real Madridit falënderoi tifozët që mbështetën ekipin gjatë gjithë rrugëtimit në Botëror, duke theksuar se suksesi ishte fryt i punës së përbashkët të lojtarëve, stafit dhe…

Read More

Kuvendi është mbledhur sërish në seancë plenare për të shqyrtuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fondet e së cilës do të përdoren për forcimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes. Diskutimet po zhvillohen pa praninë e mediave, ndërsa procesi i votimit do të jetë publik. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në punimet e seancës. Në sallë janë të pranishëm deputetët e partive të reja opozitare, ndërsa pritet votimi i marrëveshjes për huanë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.147/1, të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve: Besnik Spata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë…

Read More

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i Partisë Mundësia rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huanë nga SHBA. Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i Partisë Mundësia rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huanë nga SHBA. PS pretendon se Agron Shehaj, pasi është paraqitur…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga negociatat që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, pas ngjarjes tragjike në Vidhishtë të Roskovecit. Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer se negociatat me autorin zgjatën për disa orë dhe se ishte vetë Refit Buzi ai që kërkoi praninë e tij pranë automjetit ku mbante peng të renë. Sipas Koroveshajt, autori vendosi si kusht që polici të afrohej i vetëm dhe pa armë, kërkesë që u pranua me qëllim shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe shpëtimin e…

Read More

Pesë alpinistë kanë humbur jetën në malin Elbrus, maja më e lartë e Evropës, pasi u përfshinë nga një stuhi e fortë gjatë ngjitjes. Sipas autoriteteve ruse, ekipet e shpëtimit kanë arritur të evakuojnë trupat e dy viktimave, të cilët ndodheshin në një lartësi prej 5,350 metrash. Më herët, dy alpinistë të tjerë u shpëtuan dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, trupat e tre viktimave të tjera janë lokalizuar, por ende nuk kanë mundur të evakuohen për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erërave të forta që vijojnë në zonë. Sipas mediave ruse, viktimat ishin shtetas të Bosnje…

Read More

Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë. Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024. Sakaq, Rozalinda nuk ka…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i arrestuar në qershor të vitit 2025 në kuadër të një hetimi të SPAK për një grup që dyshohet se trafikonte drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës. Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi ankimin e paraqitur nga mbrojtja e tij dhe ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Sipas tij, Agalliu do të qëndrojë në banesën e tij dhe nuk lejohet…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në fund të këtij viti Shqipëria do të ketë në pronësi tre avionë për shuarjen e zjarreve dhe për përballimin e situatave të emergjencës. Në takimin me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, Rama bëri të ditur se procedurat për sigurimin e avionëve janë përmbyllur. “Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë të cilët do të vijojnë në fund të vitit dhe do të jenë në pronësi të shtetit tonë, por kemi një proces të dakordësuar që në një moment nevoje të veçantë kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po…

Read More

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë propozime të reja për një marrëveshje me Rusinë, e cila do të ndalte sulmet ajrore. Propozimi pritet t’i paraqitet Moskës si pjesë e një nisme të re për të ringjallur negociatat e paqes. Një burim ukrainas, i cili nuk është identifikuar, konfirmoi se zyrtarët ukrainas dhe ata amerikanë kanë diskutuar tashmë detajet e kësaj nisme. Ukraina edhe më herët i kishte paraqitur presidentit rus, Vladimir Putinit propozime për armëpushim, por ato ishin refuzuar nga presidenti rus. Megjithatë, disa zyrtarë besojnë se presioni ndaj ekonomisë ruse, i shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të dronëve…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar, zhvilloi një takim me efektivët e shërbimit zjarrfikës dhe trupat e Emergjencave Civile, në kuadër të përgatitjeve për përballimin e zjarreve gjatë sezonit veror. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se çdo verë përbën një sfidë të re për strukturat e emergjencave dhe se janë marrë masa konkrete në të gjithë territorin e vendit. “Çdo verë është një sprovë e re. Janë marrë masa konkrete në të gjithë territorin e vendit, janë kryer mijëra inspektime teknike dhe janë organizuar takime ndërgjegjësuese”, u shpreh Lamallari. Ai bëri të ditur se janë…

Read More

Zjarret masive vijojnë të përfshijnë Francën dhe Spanjën, duke detyruar mbi 295 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Mijëra zjarrfikës, të mbështetur nga avionë dhe helikopterë, po luftojnë me flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta. Situata më kritike paraqitet në jugperëndim të Francës, ku zjarri në rajonin Gironde ka avancuar deri në rreth 15 kilometra nga Bordeaux. Rreth 220 mijë persona janë evakuuar, ndërsa qindra banesa janë shkatërruar. Presidenti Emmanuel Macron ka zhvilluar një mbledhje emergjente me qeverinë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, duke…

Read More