Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të SPAK, ndodhen prej disa orësh në godinën e bashkisë, ku po kryejnë veprime hetimore dhe po sekuestrojnë dokumentacion që lidhen me udhëtimet e Veliajt jashtë vendit, si dhe dietat. Ndërkohë, hetuesit e BKH-së vijojnë punën në ambientet e Bashkisë së Tiranës por nuk ka ende një reagim zyrtar.
Author: tirana
Zbatimi i faljes së detyrimeve dhe skemës së pagesës “50 me 50” ka sjellë rezultate pozitive si në mbledhjen e të ardhurave, ashtu edhe në pastrimin e profileve tatimore të bizneseve. Kontabilistja Etleva Treska e vlerëson këtë proces si një ndërhyrje rrënjësore, që u dha zgjidhje shumë subjekteve të bllokuara prej vitesh nga detyrimet e pashlyera. Sipas saj, të dyja mekanizmat – falja e detyrimeve dhe skema “50 me 50” – kanë funksionuar me sukses, duke ndihmuar si administratën tatimore në arkëtimin e të ardhurave, ashtu edhe bizneset në normalizimin e situatës së tyre fiskale. “Opsioni për të paguar gjysmën,…
Administrata Tatimore ka finalizuar 19 marrëveshjet e para me bizneset që kanë aplikuar për programin “Paqja Fiskale”, nga 62 aplikime të paraqitura gjatë vitit të parë të zbatimit të kësaj skeme. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se numri më i madh i marrëveshjeve i përket sektorit të tregtisë. “Për një total prej 19 marrëveshjesh, kemi në tregti tetë, në shërbime tre, në prodhim katër dhe në ndërtim katër”, u shpreh Binaj. Sipas tij, bizneset e mëdha me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit që nënshkruajnë marrëveshjen përfitojnë lehtësi fiskale, si dhe kufizim të kontrolleve…
Pesë orë ka zgjatur takimi i ekipit të avokatëve të Erion Veliajt në IEVP Durrës, në kuadër të përgatitjes së padisë që mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës synon të depozitojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Dy avokatë nga një studio ligjore britanike, së bashku me avokatin Plarent Ndreca, zhvilluan takimin me Veliajn në ambientet e paraburgimit. Sipas mbrojtjes, në dosjen që do të dërgohet në Strasburg do të përfshihen pretendimet për shkelje ligjore lidhur me masën e sigurisë dhe vijimin e qëndrimit të tij në paraburgim. Përgatitja e padisë do të bëhet edhe në bashkëpunim…
Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia është vetëdorëzuar në polici, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i tij u krye në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas hetimeve të SPAK, personi me iniciale N.SH dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe që akuzohet për trafikimin e rreth 8.1 tonëve lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis. Sipas Prokurorisë së Posaçme,…
Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se ekonomia shqiptare ka vijuar trajektoren e rritjes dhe konsolidimit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Ai bëri të ditur se Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 3.7% në tremujorin e parë, më të lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Sipas Malajt, parashikimi është që ekonomia të rritet me 4% deri në fund të vitit, ndërsa PBB-ja pritet të arrijë në 29 miliardë euro gjatë vitit 2026 dhe 35 miliardë euro deri në fund të mandatit. “Dua të ndaj me ju rezultatet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Ky…
Qeveria shqiptare ka miratuar rregulla të reja për kufizimin e zhurmave në zonat bregdetare, me qëllim garantimin e qetësisë dhe kushteve më të mira për pushuesit gjatë sezonit turistik. Sipas ndryshimeve të reja, niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 65 decibel nga mëngjesi deri në orën 20:00, ndërsa për intervalin deri në orën 23:00 kufiri maksimal do të jetë 45 decibel. Ndryshimet u prezantuan në Lezhë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili i cilësoi këto masa si të domosdoshme për zonat turistike, ku sipas tij pushuesit kërkojnë jo vetëm argëtim, por edhe qetësi dhe kushte të përshtatshme…
Me mijëra biznese janë çliruar nga detyrimet që kanë pasur në administratën tatimore apo doganore ndër dekada. Ministri i Financave njoftoi se nga falja e detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, nga Administrata Doganore kanë përfituar 264 operatorë ekonomik, të cilëve u është falur 505.4 milionë lekë. Ndërsa për faljen me kusht ku një pjesë duhet paguar e një pjesë falet, nga doganat kanë përfituar 260 subjekte, dhe janë falur deri më tani 168,5 milionë lekë. Kurse nga Administrata Tatimore, Malaj tha se nga falja pa kusht, pra që janë borxhet të krijuara para 10 vitesh kanë përfituar 121,630…
Një raport i fundit për sigurinë në Shqipëri, i hartuar nga Këshilli Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC) në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, e rendit vendin tonë mes shteteve të ekspozuara ndaj kërcënimeve kibernetike nga aktorë si Irani dhe Rusia. Në raport përmenden sulmet e fundit kibernetike ndaj institucioneve shtetërore dhe faqeve online në Shqipëri, duke nënvizuar rrezikun që paraqesin aktivitetet e grupeve të lidhura me këto vende. Dokumenti i SHBA-së i referohet gjithashtu zhvillimeve të brendshme politike dhe protestave të muajve të fundit në Shqipëri. Sipas raportit, protestat e nisura në qershor kundër një projekti luksoz në…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka propozuar zgjerimin e programit kombëtar të Check-Up, duke hequr kufizimin e sipërm të moshës për kontrollin bazë shëndetësor falas. Nëse miratohet nga Këshilli i Ministrave, duke nisur nga muaji shtator, shërbimi do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët mbi 35 vjeç. Nisma u prezantua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një takimi me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec. “Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70…
Federata Franceze e Futbollit ka zyrtarizuar Zinedine Zidane si trajnerin e ri të kombëtares. Legjenda e futbollit francez merr drejtimin e “Gjelave” pas Didier Deschamps dhe ka firmosur një kontratë katërvjeçare, që do ta mbajë në stol deri në vitin 2030. Presidenti i Federatës, Philippe Diallo, e prezantoi Zidane gjatë një konference të posaçme për shtyp, ndërsa ish-trajneri i Real Madridit do të nisë zyrtarisht punën më 1 gusht. Gjatë prezantimit të tij, Zidane theksoi se drejtimi i kombëtares franceze ishte një ëndërr e madhe dhe një objektiv që e kishte pasur prej kohësh. Ai bëri të ditur se në…
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj, pasi ai mori marrëveshjen konfidenciale me SHBA-në dhe u largua me të nga salla “Gerti Bogdani”. Deputetët e Partisë Demokratike votuan kundër masës disiplinore. Ulsi Manja deklaroi se rasti i Shehajt është i përsëritur dhe se ndaj tij janë marrë edhe më herët masa disiplinore nga Sekretariati i Etikës. “Rasti i tij është i përsëritur, Sekretariati i Etikës ka marrë edhe herë të tjera masa disiplinore ndaj Agron Shehajt. Rasti i djeshëm është i paprecedentë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të jetë fshirë vija e respektit reciprok”,…