Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Burime bëjnë me dije se hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të SPAK, ndodhen prej disa orësh në godinën e bashkisë, ku po kryejnë veprime hetimore dhe po sekuestrojnë dokumentacion që lidhen me udhëtimet e Veliajt jashtë vendit, si dhe dietat.
Ndërkohë, hetuesit e BKH-së vijojnë punën në ambientet e Bashkisë së Tiranës por nuk ka ende një reagim zyrtar.
