Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekonomiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbatimi i faljes së detyrimeve dhe skemës së pagesës “50 me 50” ka sjellë rezultate pozitive si në mbledhjen e të ardhurave, ashtu edhe në pastrimin e profileve tatimore të bizneseve. Kontabilistja Etleva Treska e vlerëson këtë proces si një ndërhyrje rrënjësore, që u dha zgjidhje shumë subjekteve të bllokuara prej vitesh nga detyrimet e pashlyera.

Sipas saj, të dyja mekanizmat – falja e detyrimeve dhe skema “50 me 50” – kanë funksionuar me sukses, duke ndihmuar si administratën tatimore në arkëtimin e të ardhurave, ashtu edhe bizneset në normalizimin e situatës së tyre fiskale.

“Opsioni për të paguar gjysmën, që të falet gjysma ka qenë aktive. Sa i përket mbledhjes së të ardhurave të dyja kanë funksionuar, si ligji i faljes, po ashtu edhe mbledhja 50 me 50. Shumë subjekte që rezultonin me detyrime nuk ishin çregjistruar dhe rezultonin aktiv, por ato kishim mbetur peng të faljes së detyrimeve. Faqet tatimore të çdo biznesi është pastruar totalisht. Shoh një veprim rrënjësor.”

Ekspertja nënvizon se, krahas pastrimit të profileve tatimore, janë bërë edhe hapa të rëndësishëm në përmirësimin e procedurave fiskale, duke përmendur si shembull rimbursimin.

“Ka shumë hapa pozitivë. Rimbursimi nuk është vetëm në letra, është zbatuar. Ato që nuk arritën që në vitin 2025 nuk arritën që të kishin fatura, duhet të ruajnë faturat fiskale që të përfitojnë”, tha Etleva Treska.

falja e detyrimeve skema 50 me 50 Tatimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.