Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 tatime 1747224267
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Tatimore ka finalizuar 19 marrëveshjet e para me bizneset që kanë aplikuar për programin “Paqja Fiskale”, nga 62 aplikime të paraqitura gjatë vitit të parë të zbatimit të kësaj skeme.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se numri më i madh i marrëveshjeve i përket sektorit të tregtisë.

“Për një total prej 19 marrëveshjesh, kemi në tregti tetë, në shërbime tre, në prodhim katër dhe në ndërtim katër”, u shpreh Binaj.

Sipas tij, bizneset e mëdha me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit që nënshkruajnë marrëveshjen përfitojnë lehtësi fiskale, si dhe kufizim të kontrolleve nga administrata tatimore.

“Një mundësi për tatimpaguesit për t’u vetë formalizuar duke përdorur pra deklarim më të lartë të të ardhurave të tyre dhe pastaj kanë një incentivë 5%. Kjo shoqërohet gjithashtu edhe me pjesën e kufizimit të kontrolleve”, tha Binaj.

Ai sqaroi se aplikimet për “Paqen Fiskale” ishin të hapura deri më 5 qershor, ndërsa për vitet 2027 dhe 2028 do të hapen sërish për një periudhë 15-ditore pas 31 marsit.

“Paqja fiskale hapet përsëri mbas mbylljes së pasqyrave për vitin që vjen, pra mbas 31 marsit. Pra është një periudhë 15 ditore, pastaj dhe një vit më pas, pra 2028-ën do ketë përsëri një 15 ditor, që do ofrojmë paqen fiskale për të gjithë ata tatimpagues që duan ta përfitojnë dhe duan të formalizohen në prag të integrimit evropian”, deklaroi drejtori i Tatimeve.

Përmes kësaj marrëveshjeje, bizneset negociojnë fitimin me administratën tatimore kundrejt një tatimi më të ulët. Mbi fitimin e deklaruar një vit më parë aplikohet një marzh prej 18%, ndërsa fitimi që tejkalon këtë prag tatohet me normën 5%.

Binaj dha edhe një bilanc të procesit të faljes së detyrimeve. Sipas tij, nga regjistrat e Tatimeve janë fshirë automatikisht 29.7 miliardë lekë detyrime të krijuara më shumë se 10 vite më parë, ndërsa nga Doganat janë falur 505.4 milionë lekë.

Për detyrimet më të reja se 10 vite, deri tani janë falur 8.6 miliardë lekë nga Administrata Tatimore dhe 168.5 milionë lekë nga Administrata Doganore, pasi bizneset kanë shlyer një pjesë të detyrimeve të tyre.

Në total, deri më tani kanë përfituar rreth 165 mijë biznese, ndërsa vlera e detyrimeve të fshira arrin në rreth 39 miliardë lekë, ose 416 milionë euro. Ligji për faljen e detyrimeve mbetet në fuqi deri në fund të këtij viti.

19 biznese marreveshje paqja fiskale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.