Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës

11:59 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zinedine Zidane by Tasnim 03
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Franceze e Futbollit ka zyrtarizuar Zinedine Zidane si trajnerin e ri të kombëtares.

Legjenda e futbollit francez merr drejtimin e “Gjelave” pas Didier Deschamps dhe ka firmosur një kontratë katërvjeçare, që do ta mbajë në stol deri në vitin 2030.

Presidenti i Federatës, Philippe Diallo, e prezantoi Zidane gjatë një konference të posaçme për shtyp, ndërsa ish-trajneri i Real Madridit do të nisë zyrtarisht punën më 1 gusht.

Gjatë prezantimit të tij, Zidane theksoi se drejtimi i kombëtares franceze ishte një ëndërr e madhe dhe një objektiv që e kishte pasur prej kohësh.

Ai bëri të ditur se në vitet e fundit kishte refuzuar disa oferta, pasi pas aventurës me Real Madridin kishte vetëm një dëshirë, të ulej në stolin e Francës.

Tashmë misioni i ri i Zidane është të udhëheqë “Gjelat” drejt Europianit 2028 dhe Botërorit 2030.

Një sfidë që ai e njeh shumë mirë, pasi si futbollist ka shkruar disa nga faqet më të lavdishme në historinë e kombëtares franceze.

Në vitin 1998 fitoi Kupën e Botës, ndërsa dy vite më vonë triumfoi në Kampionatin Europian.

Në Botërorin 2006 arriti finalen, në një turne që u mbyll me episodin e famshëm të kartonit të kuq pas përplasjes me Marco Materazzin.

Zidane konsiderohej prej kohësh pasuesi ideal i Didier Deschamps, i cili largohet pas 14 vitesh në drejtimin e Francës.

Nën drejtimin e tij, kombëtarja franceze fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Nations League në vitin 2021, duke u rikthyer mes fuqive kryesore të futbollit botëror.

Me ardhjen e Zidane nis një kapitull i ri për Francën. Një zgjedhje që sjell prestigj, eksperiencë dhe pritshmëri të mëdha për të vazhduar ciklin fitues të “Gjelave”.

drejtim France Zinedine Zidane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.