Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.147/1, të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:
Besnik Spata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Ermelind Pupa (alias Ermelind Myzyri), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
