Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedi në malin Elbrus, pesë alpinistë humbin jetën pasi u përfshinë nga stuhia

13:59 / July 27, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gettyimages 1228975805 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë alpinistë kanë humbur jetën në malin Elbrus, maja më e lartë e Evropës, pasi u përfshinë nga një stuhi e fortë gjatë ngjitjes.

Sipas autoriteteve ruse, ekipet e shpëtimit kanë arritur të evakuojnë trupat e dy viktimave, të cilët ndodheshin në një lartësi prej 5,350 metrash. Më herët, dy alpinistë të tjerë u shpëtuan dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, trupat e tre viktimave të tjera janë lokalizuar, por ende nuk kanë mundur të evakuohen për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erërave të forta që vijojnë në zonë.

Sipas mediave ruse, viktimat ishin shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës, pjesë e një ekspedite prej shtatë personash nga qyteti i Zenicës. Në grup ndodheshin edhe një çift bashkëshortësh dhe një mjeke e spitalit lokal.

Mali Elbrus, me lartësi 5,642 metra, ndodhet në jug të Rusisë, pranë kufirit me Gjeorgjinë, dhe njihet për ndryshimet e papritura të motit, të cilat e bëjnë ngjitjen veçanërisht të rrezikshme.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet presin përmirësimin e kushteve atmosferike për të bërë të mundur evakuimin e trupave të mbetur.

5 alpiniste mali elbrus Stuhi tragjedi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.