Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosova përplaset me ndërkombëtarët/ Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbeten pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

22:21 / July 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2026 07 24 21h36m10s555 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, duke lënë pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve të komunitetit serb, të dorëzuara që në vitin 2022.

Tre anëtarë bojkotuan mbledhjen për shkak të mospajtimeve lidhur me rendin e ditës, duke argumentuar se shqyrtimi i dorëheqjeve duhej të ishte pika e parë e diskutimit. Si pasojë, mbledhja u mbyll pa u zhvilluar.

Çështja është rikthyer në vëmendje pas kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që KGjK të marrë një vendim përfundimtar mbi dorëheqjet. Më herët, ajo liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë, pasi Këshilli Prokurorial refuzoi të pranonte dorëheqjet e tyre.

Haxhiu deklaroi se disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë kanë marrë paga nga Serbia edhe gjatë kohës që ushtronin detyrën në institucionet e Kosovës, ndërsa kritikoi partnerët ndërkombëtarë që kundërshtuan vendimin e saj.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se rikthimi në detyrë i zyrtarëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022 nuk është i mundur, pasi sipas tij do të binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Dorëheqjet e zyrtarëve serbë u paraqitën në vitin 2022, në kuadër të largimit kolektiv të përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, ndërsa deri më tani vetëm Policia e Kosovës i ka pranuar zyrtarisht ato.

deshton keshilli gjyqesor Kosova Nderkombetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.