Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7516a350 8292 11f1 b45b 4f689a4d3399 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë në historinë e boksit shqiptar, një sportist kuqezi do të përballet me një prej emrave më të mëdhenj të peshave të rënda. Kristian Prenga ngjitet sonte në ring në Xhedah të Arabisë Saudite, ku nga ora 22:00 do të sfidojë ish-kampionin e dyfishtë të botës, Anthony Joshua.

Edhe pse britaniku konsiderohet favorit absolut, prania e Prengës në një duel të këtij niveli përbën një moment historik për sportin shqiptar. Për 35-vjeçarin nga Oroshi i Mirditës, kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës, ndërsa për Shqipërinë një mundësi për t’u përfaqësuar në elitën botërore të boksit.

Prenga vjen me një rekord prej 20 fitoresh dhe vetëm një humbjeje, me të gjitha fitoret e arritura me nokaut. Ai siguroi këtë përballje pasi mposhti Joe Jones në raundin e parë në Atlantic City, ndërsa më herët kishte triumfuar edhe ndaj amerikanit Joey Dawejko.

Në krahun tjetër qëndron Anthony Joshua, kampion olimpik në Londër 2012 dhe ish-kampion i unifikuar i botës në peshat e rënda, me 29 fitore dhe 4 humbje në karrierë.

Joshua synon të vijojë rrugën drejt superduelit me Tyson Fury, ndërsa Prenga kërkon të shkruajë historinë, duke u bërë shqiptari i parë që mposht një ish-kampion të unifikuar të botës në peshat e rënda. Sonte, në Xhedah, në ring nuk do të jetë vetëm një ndeshje boksi, por edhe një moment krenarie për sportin shqiptar.

Anthony Joshua Boks Kristian Prenga sfide
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.