Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

BE vendos rregulla të reja për AI, nga 2 gushti detyrohet etiketimi i përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale

16:15 / July 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 17 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian do të nisë nga 2 gushti zbatimin e rregullave të reja për transparencën e inteligjencës artificiale, duke detyruar kompanitë që të etiketojnë qartë çdo përmbajtje të krijuar ose të manipuluar me AI.

Masat janë pjesë e Aktit Europian për Inteligjencën Artificiale, i cili po hyn në fuqi në faza. Sipas rregullave të reja, chatbot-et duhet të identifikohen qartë si sisteme të inteligjencës artificiale, ndërsa imazhet, videot, tekstet dhe materialet audio të krijuara me AI duhet të mbajnë etiketa ose shenja digjitale, si watermark-e, që mundësojnë identifikimin e tyre. Kompanitë që nuk respektojnë këto detyrime rrezikojnë gjoba të larta.

Komisioni Europian argumenton se zhvillimi i inteligjencës artificiale gjeneruese ka rritur ndjeshëm rrezikun e dezinformimit, pasi përmbajtje të rreme mund të prodhohen dhe të shpërndahen në shkallë shumë të gjerë. Një shqetësim i veçantë mbeten edhe “deepfake”-et, materiale që duken autentike, por janë krijuar ose manipuluar nga inteligjenca artificiale.

Rregullat e reja zbatohen për përmbajtjet e prodhuara për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi personal i inteligjencës artificiale nuk preket. Edhe tekstet informuese për çështje me interes publik do të duhet të etiketohen nëse janë krijuar nga AI pa mbikëqyrje editoriale njerëzore.

Sistemet ekzistuese kanë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja, ndërsa nga zbatimi përjashtohen veprat artistike, krijuese, satirike dhe ato të zhanrit fiksion.

Ndërkohë, platformat e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e këtyre praktikave. TikTok kërkon prej vitesh etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me AI, Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram, ndërsa Google ka nënshkruar kodin europian të transparencës dhe po bashkëpunon me kompani si OpenAI, Nvidia dhe Apple për zhvillimin e standardeve të përbashkëta për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

BE inteligjence artificiale rregulla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon BE-në me tarifa pas gjobës ndaj Google: Evropa do të paguajë çmim të lartë

22:13 / July 24, 2026

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

11:20 / July 24, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.