Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tragjedi në Shkodër, nënë e re dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri që përfshiu banesën

20:37 / July 29, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d656ef95 5d93 43d7 9e87 a2294bda8dfd sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të martë fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç, humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

Sipas Policisë, zjarri ka rënë rreth orës 13:10, në momentin kur në banesë ndodheshin vetëm nëna me dy fëmijët. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela. Në vendngjarje është gjetur edhe një shishe me benzinë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkakun e saktë të ngjarjes.

Familja Çela jetonte prej vitesh në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Ata kishin shkuar gjatë ditës në banesën e vjetër familjare në fshatin Domen, me qëllim kryerjen e disa riparimeve dhe punimeve, kur ndodhi tragjedia.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shkoder tragjedi Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026

Himarë, zjarr në kodrat e Llamanit/ Era e fortë favorizon flakët, nuk ka rrezik për banesat

11:16 / September 23, 2026

Shiste lëndë narkotike në Mamurras, pranga 26-vjeçarit

09:47 / September 23, 2026

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

09:40 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.