Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tronditëse në Meksikë/ Po transmetonte live në TikTok, influenceri ekzekutohet me armë zjarri para syve të ndjekësve

10:43 / August 5, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja e influencerit sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Influenceri meksikan i rrjeteve sociale, Cesar Gastelum, është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacán, Meksikë.

Sipas autoriteteve lokale, Gastelum, i cili numëronte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe ishte i njohur për videot e tij komike, ndodhej me disa miq kur dy persona me motoçikletë, të pajisur me helmeta, iu afruan.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri prej autorëve hap zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Një zyrtar i sigurisë në shtetin Sinaloa konfirmoi vdekjen e Gastelum dhe bëri të ditur se në zonë është zhvilluar një operacion i gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Culiacán vijon të përballet me një valë dhune, si pasojë e përplasjes mes fraksioneve rivale të krimit të organizuar për kontrollin e territorit.

Vrasja rikujton edhe ekzekutimin e influenceres meksikane të bukurisë, Valeria Márquez, e cila në maj të vitit 2025 u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi live në TikTok, brenda sallonit ku punonte. Për atë ngjarje, autoritetet meksikane arrestuan më vonë Ramón Ángel Álvarez Ayala, i dyshuar si organizatori i vrasjes.

influencer meksike Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.