Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarri nuk ndalet as pas 48-orëve në Mallakastër, era dhe temperaturat e larta përkeqësojnë situatën

14:11 / August 5, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neritan sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përfshijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj, në Bashkinë e Mallakastrës.

Zjarri, i cili nisi në mëngjesin e ditës së djeshme, ka avancuar në drejtim të fshatit Lofkënd, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe bimësi.

Gjatë ditës së djeshme, në terren u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në orët e mbrëmjes, flakët u konsideruan nën kontroll, por gjatë natës vatra u riaktivizua.

Sot, në ndihmë të forcave në terren është angazhuar edhe avioni Air Tractor AT-802F Fire Boss, i cili po operon për herë të parë në zonën e Mallakastrës, duke ndërhyrë nga ajri në vatrat më problematike.

Megjithëse ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon me intensitet, era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e flakëve, të cilat vazhdojnë të djegin sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Forcat zjarrfikëse mbeten të angazhuara në izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Në afërsi të fshatrave janë stacionuar mjete dhe efektivë për të parandaluar çdo rrezik për banorët dhe banesat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

Zjarr në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha dhe një varrezë automjetesh

12:26 / August 5, 2026

Avokati Plarent Ndreca kundërshton rregulloren e re të GJKKO-së, kërkon ndërhyrjen e Dhomës së Avokatisë

12:00 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.