Operacioni për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor të Mallakastrës vijon me intensitet, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra forca dhe mjete.
Në operacion marrin pjesë 40 trupa të Forcave të Armatosura, 25 efektivë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), katër mjete zjarrfikëse, si dhe 30 forca të bashkisë.
Paralelisht me ndërhyrjen nga toka, ka nisur edhe operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve, me synim vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.
