Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti pas tensioneve në Kuvend: “Duhet të shmangim zgjedhjet e reja, partitë të takohemi dhe të arrijmë marrëveshje”

13:36 / August 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albin Kurti ka reaguar për mediat pas ndërprerjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes deputetëve, ndërsa vetë Kurti u qëllua me vezë.

Në deklaratën e tij, Kurti tha se nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të tjera, duke u bërë thirrje partive politike të ulen së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk do të ishte në interes as të qytetarëve dhe as të buxhetit të shtetit.

“Kryesuesi e ka thirrur vazhdimin e seancës dhe unë jam përgjigjur. Edhe kur të na thërrasë prapë, unë do të përgjigjem.

Së pari, unë nuk kam kërkuar që të votojmë një president tonin. Ne nuk insistojmë që Konjufca të jetë president. Përkundrazi, ai e ka tërhequr kandidaturën e vet për t’i dhënë shans një tjetër kandidati nga populli.

Ne po themi që të gjejmë dikë gjithëpërfshirës për president. Unë jam i gatshëm dhe i interesuar për takime dhe bashkëbisedime që sjellin marrëveshje një orë e më parë. Ne nuk kemi ndërmjetës në komunikim.

Kemi nevojë për takime, për marrëveshje, në mënyrë që kur të vijmë sërish këtu pas pak muajsh, të mos vijmë në një seancë për zgjedhjen e presidentit, ku dy kolonat e deputetëve të tjerë janë të zbrazura.

Duhet të evitojmë zgjedhje të reja. Unë po kërkoj marrëveshje politike për një president pas dy muajsh. Pas 60 ditësh e kemi presidentin, çfarë të bëjmë?

Dihet tani, me metodën e njëjtë nuk mund të presim rezultate të tjera. I bëj thirrje partive të takohemi dhe të merremi vesh, sepse nuk ia vlen, as për buxhetin, as për shtetin dhe as për popullin, përsëritja e zgjedhjeve.

Çfarë kuptimi ka të përsërisim zgjedhjet kur programi dhe njerëzit janë të njëjtë? Kemi kohë, por duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht ”, u shpreh Kurti.

kurti kuvend marreveshje zgjedhje te reja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026

Kuvendi sot në seancë plenare/ Dy interpelanca urgjente dhe votimi për misionin në Gaza

08:48 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.