Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vdekjet e lidhura me rrethin e Epstein rikthejnë teoritë konspirative, çfarë dihet për rastet që kanë ngritur dyshime

14:56 / August 8, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
epstein sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrethanat e pazakonta të vdekjes së disa personave të lidhur me financierin amerikan Jeffrey Epstein kanë rikthyer në vëmendje teoritë konspirative rreth një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit.

Epstein ishte një figurë e njohur në qarqet financiare dhe shoqërore të SHBA-së dhe kishte kontakte me një sërë personash të fuqishëm. Pas arrestimit dhe akuzave për trafikim seksual të të miturve, marrëdhëniet e tij me figura të njohura u vunë në qendër të vëmendjes.

Rasti më i fundit është ai i Daniel Siad, agjent modelesh, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në periferi të Parisit në fund të korrikut, në moshën 68-vjeçare.

Siad akuzohej se kishte ndihmuar në organizimin e takimeve mes grave dhe Epstein dhe, në kohën e vdekjes, ishte nën hetim për trafikim qeniesh njerëzore. Fillimisht u raportua se kishte pësuar një atak kardiak, por prokuroria e Nanterres ka nisur hetime dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Emri i Siad shfaqet në dokumentet e Epstein për një periudhë rreth dhjetëvjeçare. Sipas dokumenteve, Epstein i rimbursonte shpenzimet e udhëtimeve gjatë të cilave ai siguronte gra për financierin.

E-mailet e bëra publike tregojnë komunikime mes tyre edhe për moshën e grave. Një prej viktimave të Epstein ka deklaruar për BBC se ishte Siad ai që e kishte prezantuar me financierin.

Një tjetër agjent modelesh francez i lidhur me Epstein, Jean-Luc Brunel, u gjet i varur në qelinë e tij në Paris në vitin 2022. Brunel, 76 vjeç, ndodhej në paraburgim dhe përballej me akuza për përdhunim dhe trafikim të të miturve, të cilat i kishte mohuar.

Vetë Jeffrey Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg në Nju Jork, në gusht të vitit 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual.

Dy oficerët përgjegjës për mbikëqyrjen e tij kishin dështuar ta kontrollonin për disa orë, ndërsa një pjesë e sistemit të kamerave nuk kishte funksionuar siç duhet.

Në vitin 2023, Departamenti amerikan i Drejtësisë arriti në përfundimin se kishte pasur dështime serioze nga personeli i burgut, por konfirmoi se shkaku zyrtar i vdekjes së Epstein ishte vetëvrasja.

Megjithatë, rrethanat e vdekjes së tij kanë vazhduar të ushqejnë dyshime dhe teori konspirative, veçanërisht për shkak të lidhjeve të tij me figura të fuqishme.

Në vitin 2022, ish-avokati i Shtëpisë së Bardhë, Mark Middleton, u gjet i vdekur në një fermë në Arkansas. Middleton, i cili kishte pasur kontakte me Epstein gjatë kohës që punonte në administratën e Bill Clintonit, u gjet i varur në një pemë dhe me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Po atë vit, Steven Hoffenberg, i konsideruar si një prej mentorëve të Epstein, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Connecticut. Autopsia përcaktoi se ai kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Në vitin 2023, ish-guvernatori i New Mexico-s dhe ish-ambasadori amerikan në OKB, Bill Richardson, vdiq në moshën 75-vjeçare. Richardson kishte pasur lidhje me Epstein dhe emri i tij ishte përmendur edhe në dokumentet e një padie civile të Virginia Giuffre kundër Ghislaine Maxwell. Richardson i kishte mohuar akuzat.

Një tjetër person i lidhur me çështjen ishte Alfredo Rodriguez, ish-punonjës i Epstein, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2014. Rodriguez ishte arrestuar më herët nga FBI-ja teksa përpiqej të shiste dokumente të Epstein.

Në vitin 2018, Joe Recarey, një detektiv që kishte hetuar çështjen Epstein në Palm Beach, vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Para vdekjes, ai kishte deklaruar se ishte përballur me presione politike gjatë hetimit dhe se kishte frikë për sigurinë e tij.

Në vitin 2019, bankieri Thomas Bowers, i cili kishte punuar për Deutsche Bank, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Banka kishte qenë një prej institucioneve financiare që kishte bashkëpunuar me Epstein.

Një vit më vonë, producenti i Hollivudit Steve Bing vdiq pasi u rrëzua nga apartamenti i tij në Los Angeles. Bing kishte pasur kontakte shoqërore me Epstein dhe lëvizte në të njëjtat rrethe me të.

Këto raste, të shtrira në më shumë se një dekadë, kanë ushqyer teori konspirative në rrjetet sociale dhe në disa media. Megjithatë, rrethanat e vdekjeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin dhe, në disa prej tyre, autoritetet kanë përcaktuar shkaqe natyrore ose vetëvrasje.

Për këtë arsye, lidhja mes këtyre vdekjeve dhe veprimtarisë së Epstein mbetet kryesisht në nivel spekulimi. Nuk ka prova publike që dëshmojnë se këto raste janë pjesë e një komploti të përbashkët.

epstein teorite konspirative vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

16:29 / August 8, 2026

Kurti pas tensioneve në Kuvend: “Duhet të shmangim zgjedhjet e reja, partitë të takohemi dhe të arrijmë marrëveshje”

13:36 / August 8, 2026

Kriza e migracionit në Ceuta, BE kritikon Meta dhe TikTok për dezinformim në rrjetet sociale

12:59 / August 8, 2026

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.