Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar në burgun 302, ku Viktor Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se debati dhe konflikti ka ndodhur pasi, siç pretendon Viktor Ymeri, i kishte kërkuar të burgosurit të mos bënte zhurmë, se po i prishte gjumin.
I dënuari sipas tij kishte vazhduar zhurmën dhe ndaj e ka qëlluar me një shuplakë. Pas kësaj kanë ndërhyrë menjëherë policia e burgut 302 në Tiranë duke shmangur më tej një përplasje fizike.
