Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kërkoi leje për t’i dhënë lamtumirën të ëmës/ “Burgjet” refuzojnë kërkesën e Ardian Çapjas: Ka risk të lartë!

14:31 / August 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 4b0350aba154f13e8e3b7e88138bc37a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë Ardjan Çapja, për të dalë nga qelia dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mamasë së tij.

Ekipi i Drejtorisë së Burgjeve bashkëpunoi me policinë e shtetit, por pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë që paraqet Çapja, shkalla e riskut për vendin ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit, si dhe informacionet që kanë strukturat në rrugë operative, u vendos rrëzimi i kërkesës.

Pavarësisht kësaj, policia e shtetit kishte marrë të gjitha masat, duke dërguar në Elbasan një grup të forcave speciale RENEA, për të qenë në gatishmëri në cdo rast.

Ardjan Capja është dënuar me burg të përjetshëm me vendim të formës së prerë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.

Ai po ashtu akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Fadil Mema, ngjarje e ndodhur më 13 mars 2015 në Torino të Italisë. Çapja dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit, mes së cilave edhe disa atentate.

Ndaj këtij grupi, Prokuroria e Posaçme ngriti në qershor 2021 akuza në gjykatë për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, prodhim dhe mbajtje armësh luftarake dhe krijimin dhe pjesmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kjo javë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë mbi 40 gradë celsius.

14:45 / August 10, 2026

Kreditë me probleme bien në nivel rekord të ulët/ Zbret në 3.70%, por rritet me vlerë

14:40 / August 10, 2026

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Zbulohet arma e improvizuar e përdorur në përleshjen në burgun e Fierit/ Dy të plagosur

12:51 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.