Author: tirana

Kreu i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar me drejtues të Listës Serbe, pas kundërshtimeve të kësaj partie ndaj tërheqjes graduale të pranisë së misionit paqeruajtës të NATO-s nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Gjatë takimit, palët diskutuan situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesin e riorganizimit të trupave të KFOR-it në këtë zonë. Ulutash tha se procesi i riorganizimit ka nisur për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, por do të zhvillohet gradualisht dhe në varësi të gjendjes në terren. Ai theksoi se trupat e KFOR-it mund të rikthehen ose të shtohen nëse zhvillimet…

Read More

Kjo e mërkurë është cilësuar nga sinoptikanët si dita më e nxehtë e vitit në vend, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Agjencia për Media dhe Informim u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, qytetarëve u këshillohet të shmangin daljet në orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Vëmendje e veçantë kërkohet për fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa kujdes duhet treguar edhe për kafshët. Për të përballuar më mirë të nxehtin:…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht, duke bërë me dije se deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur. Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga autoritetet kolumbiane, tërmeti ka shkaktuar 254 viktima dhe mbi 570 të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim. MEPJ, përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet kolumbiane për të verifikuar situatën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të ardhura nga Prishtina pas deklaratës së tij se “Serbia e humbi Kosovën”, duke e cilësuar këtë reagim si një tregues se qëndrimet e tij ndaj Serbisë dhe Kosovës kanë qenë të sakta. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se e konsideron reagimin e asaj që ai e quan “ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës” si një lloj testi për qëndrimet e tij politike. Kryeministri i referohet edhe debatit të fundit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre serbe lidhur me paprekshmërinë e lumit Ibër. Sipas tij, qëndrimi i mbajtur nga…

Read More

Nga Mero Baze Nuk jam i sigurt nëse Berisha u ka vënë normë disa deputetëve të PD-së që duhet të postojnë çdo ditë, dhe tani në gusht. Nuk e kam fjalën vetëm te rreziku që shkakton vapa, por dhe te nevoja që mund të kenë për të pushuar. Për shembull, deputetja e PD-së në Sarandë kishte zbuluar një faqe në TripAdvisor që kishte vlerësimin 2.8 nga 5. Pastaj kishte gjetur dhe disa review negative të turistëve në Sarandë, që ankoheshin për parkime apo çmime, dhe kishte postuar një fletërrufe kundër turizmit në Sarandë, ku akuzonte qeverinë se ka shkatërruar turizmin.…

Read More

Janë pezulluar nga detyra tetë efektivë të Policisë së Burgut Fier, pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes. Siç raportoi më herët, gazetarja Anila Hoxha, pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve ndaj tyre. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të situatës nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Efektivët do të qëndrojnë jashtë detyrës deri në përfundimin e procesit hetimor dhe sqarimin e përgjegjësive të mundshme. Pezullimi i tyre lidhet me ngjarjen e të shtunës dhe rezulton se ata ishin të planizuar në dy sektorët e burgut. Në…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse ato sekuestrojnë anije tregtare ruse. Gjatë një vizite në ishullin Sakhalin, në lindje të Rusisë, Putin e cilësoi sekuestrimin e anijeve ruse si “pirateri”. Sipas tij, autoritetet e disa vendeve perëndimore po përpiqen të kufizojnë lëvizjen e anijeve ruse. Paralajmërimi vjen në një kohë kur vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për të goditur ekonominë ruse, duke ndaluar ose bllokuar anije cisternë të dyshuara për transportin e naftës që i nënshtrohet sanksioneve. Putin ka përsëritur gjithashtu kritikat ndaj NATO-s, duke akuzuar aleancën ushtarake…

Read More

Ngushtica e Hormuzit do të vijojë të jetë e mbyllur për transportin detar për sa kohë Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe nuk pranojnë kushtet e Iranit për përfundimin e luftës. Deklarata është bërë të martën nga Mohsen Rezaei, sekretari i sapoemëruar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit. “Për sa kohë që Amerika nuk ndryshon sjelljen e saj dhe nuk pranon kushtet e Iranit, Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet”, deklaroi Rezaei, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim. Deklarata e tij është sinjali më i qartë deri tani se çdo marrëveshje e mundshme mes…

Read More

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot, në orën 12:00, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparoit, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale. Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe drejtues të bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale. Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore. Detaje të tjera pritet të bëhen publike pas përfundimit të takimit.

Read More

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës. Mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një mjet të parkuar. Nga përplasja, mjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër automjet. Si pasojë e aksidentit janë konstatuar vetëm dëme materiale në automjete. Nga alkooltesti i kryer ndaj drejtuesit të Volkswagenit rezultoi se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarje

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ndërroi në mënyrë sekrete avionin pas samitit të NATO-s në Turqi, muajin e kaluar, për shkak të një kërcënimi të mundshëm ndaj tij. Trump tha se vendimi u mor nga Shërbimi Sekret dhe ushtria amerikane dhe se ai thjesht ndoqi udhëzimet e tyre. “Ata donin që të shkoja me një fluturim tjetër, me një avion tjetër”, u tha ai gazetarëve. Ndërrimi i avionit ndodhi më 8 korrik, pasi Trump kishte marrë pjesë në samitin e NATO-s. Pamjet televizive e treguan atë duke hipur në Air Force One, por më pas u zbulua se presidenti ishte…

Read More

Qëlluan me armë makinën me të cilën lëvizte kushëriri i tyre, vihen në pranga 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin, Gjon Laska, Gjon (Alfred) Laska dhe Elvis Laska, ndërsa në kërkim Vlash Gjoni (Laska). Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të…

Read More