Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sot dita më e nxehtë e vitit, temperaturat arrijnë deri në 42°C

12:30 / August 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1786528742 temperaturatelarta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo e mërkurë është cilësuar nga sinoptikanët si dita më e nxehtë e vitit në vend, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Agjencia për Media dhe Informim u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, qytetarëve u këshillohet të shmangin daljet në orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta.

Vëmendje e veçantë kërkohet për fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa kujdes duhet treguar edhe për kafshët.

Për të përballuar më mirë të nxehtin:

  • Pini ujë shpesh, edhe nëse nuk ndjeni etje.
  • Shmangni ekspozimin në diell dhe aktivitetin fizik në orët më të nxehta.
  • Vishuni lehtë, me rroba të lirshme dhe me ngjyra të çelëta.
  • Qëndroni në ambiente të freskëta dhe mbani sa më të freskëta hapësirat e banimit.
  • Kujdesuni veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
  • Mos lini fëmijë apo persona të tjerë në automjete të parkuara, edhe për pak minuta.
  • Mos harroni kafshët, duke u siguruar ujë të freskët dhe një hapësirë me hije.

Për qytetarët që kanë shqetësime për shkak të temperaturave të larta, këshillohet konsultimi me mjekun e familjes.

“Nëse ndiheni të dobët, të marramendur, të konfuzuar ose me simptoma të tjera nga i nxehti, kërkoni ndihmë mjekësore. Sot, më shumë se çdo ditë tjetër, kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

42 grade dita e nxehte temperatura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.