Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot, në orën 12:00, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparoit, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale.
Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe drejtues të bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.
Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore.
Detaje të tjera pritet të bëhen publike pas përfundimit të takimit.
