Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

11:56 / August 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 911f6cbafe5a135df09fa3a8234b7ac3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë pezulluar nga detyra tetë efektivë të Policisë së Burgut Fier, pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes.

Siç raportoi më herët, gazetarja Anila Hoxha, pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve ndaj tyre. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të situatës nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Efektivët do të qëndrojnë jashtë detyrës deri në përfundimin e procesit hetimor dhe sqarimin e përgjegjësive të mundshme. Pezullimi i tyre lidhet me ngjarjen e të shtunës dhe rezulton se ata ishin të planizuar në dy sektorët e burgut.

Në konflikt u përfshinë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët mbetën të dy të plagosur. Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat.

Gazetarja raporton se të pezulluarit janë:

-K/Inspektor G.B. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor Sh.H. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor A.A. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor D.GJ. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.H., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor P.K., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor S.Ç., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.S., me detyrë punonjës i rolit bazë.

Sakaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po verifikon edhe një informacion të referuar, sipas të cilit, pas sherrit, disa makina të blinduara qëndruan jashtë perimetrit të burgut dhe jashtë spitalit.

Ka informacione se në makina gjendeshin mbështetës të Denis Brajovic dhe Jurgen Zotos. Prokuroria po heton për shpërdorim detyre dhe plagosje.

Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit, temperaturat arrijnë deri në 42°C

12:30 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagim ndaj kritikëve në Prishtinë

12:05 / August 12, 2026

Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, në fokus do të jetë Reforma Territoriale.

11:35 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.