Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mbi 1200 të rinj drejt administratës publike/ Aplikimet mund të dorëzohen online deri në 16 gusht

13:55 / August 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrata punesim kompjuter programim 380x200 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1207 të rinj kanë mundësinë të fitojnë përvojën e parë profesionale dhe të hedhin një hap drejt punësimit në administratën publike.

Thirrja e 11-të e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës u drejtohet të rinjve nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor ose Master dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

Aplikimet janë të hapura deri më 16 gusht, ndërsa praktikat do të zhvillohen gjatë periudhës shtator-dhjetor të këtij viti.

Pozicionet ofrohen nga institucionet e administratës shtetërore dhe 48 bashki në të gjithë vendin.

Praktika zgjat tre muaj dhe shoqërohet me kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor. Pjesëmarrësit do të ndjekin gjithashtu një program të posaçëm trajnimi të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Për të rinjtë pjesëmarrës parashikohet edhe mundësia e punësimit me kontratë njëvjeçare pas përfundimit të praktikës.

Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Programi synon t’u krijojë të rinjve mundësinë për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojën praktike, duke i ndihmuar në ndërtimin e hapave të parë të karrierës në administratën publike.

Përmes angazhimit pranë profesionistëve të administratës, të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë më tej aftësitë profesionale, akademike dhe personale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit, temperaturat arrijnë deri në 42°C

12:30 / August 12, 2026

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.