Në qytetin e Cërrikut nisi firmosja e peticionit që kundërshton ndarjen e re territoriale.
Banorët e Cërrikut kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, duke kërkuar qëndrimin si bashki më vete.
Sipas organizatorëve, peticioni do t’u dërgohet institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare.
Sa i përket qarkut të Elbasanit, PS ka propozuar shkrirjen e 3 bashkive, Cërrikun dhe Belshin, që bashkohen me Elbasanin, dhe Përrenjasin, me propozimin për t’u bashkuar me Librazhdin.
Në të gjitha bashkitë ka pasur organizime qytetare kundërshtuese, ndërsa tashmë janë vetë bashkitë të cilat kanë nisur dëgjesat me qytetarët.
