Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në disa qarqe të vendit

09:56 / August 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri në vend, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe një vatër është në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Dajt

Pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Në operacion janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Priskë e Madhe

Në Priskë të Madhe, ku zjarri është shtrirë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës, vijon puna e forcave tokësore dhe ndërhyrja nga ajri për vënien e situatës nën kontroll.

Drenie–Lofkënd–Ngraçije

Në zonën Patos–Mallakastër operacioni vijon me forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të mbështetura nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një autoambulancë e FA-së. Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë dhe 25 forca bashkiake.

Krujë

Zjarri në lagjen Abaze vijon të jetë aktiv dhe operacioni po mbështetet nga Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Në terren janë angazhuar 57 efektivë të FA-së, mjete mbështetëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa vijon puna për mbrojtjen e zonave të banuara.

Në Krastë dhe Halil operojnë forcat e ADZM-së, strukturat bashkiake dhe 58 efektivë ushtarakë me 6 automjete. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Përmet

Në Përmet vijon puna në dy vatra: në malin e Nëmerçkës, mbi Biovizhdë, dhe në malin Dhëmbel, mbi Badilonjë. Në operacione janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, të mbështetura respektivisht nga 25 dhe 30 efektivë të FA-së. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gurë-Lurë

Në Gurë-Lurë, në bashkinë Dibër, vijon një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Në terren janë angazhuar MZSH, forcat bashkiake, Policia e Shtetit, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe vullnetarët, të mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Devoll dhe Mirditë

Në malin e Moravës, në bashkinë Devoll, vijon puna e forcave të MZSH-së dhe shërbimit pyjor në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Mirditë, aktive mbeten vatrat në Valcë–Tenë dhe në Trojë, ku krahas forcave vendore dhe vullnetarëve operojnë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura.

Vatra në Vilëz, Kurbin, pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të FA-së, është aktualisht në monitorim.

Vau i Dejës

Në Vau të Dejës vijon puna për shuarjen e një vatre në pyll me pisha, me angazhimin e MZSH-së, forcave bashkiake dhe mbështetjen e një automjeti zjarrfikës të Forcave të Armatosura.

AKMC dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimi dhe shuarja sa më shpejt e vatrave aktive.

Ministria e Mbrojtjes situata zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.