Dashi Në aspektin e dashurisë, sot mund të ndjeni një afrim të veçantë me partnerin tuaj, ndërsa beqarët mund të kenë mundësi të reja për njohje interesante. Komunikimi është çelësi, ndaj hapuni me ndjenjat tuaja dhe mos hezitoni të shprehni atë që mendoni. Në punë, mund të hasni disa sfida të vogla, por do t’i kapërceni me vendosmëri dhe përkushtim. Projekte të reja mund të dalin në horizont, ndaj jini të përgatitur të ndërmerrni iniciativa të guximshme. Shëndeti juaj ka nevojë për vëmendje të veçantë; mund të ndiheni të lodhur, ndaj pushoni sa herë të keni mundësi. Financat janë stabël,…
Author: tirana
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura; prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e qendrës dhe kryesisht jug. Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug, ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me…
Bernardino Gonzalez Vazquez është Shefi i ri i Arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, spanjolli bëri prezantimin e tij në rolin e ri, ku zëvendëson Sokol Jarencin e larguar. Në fjalën e tij, Gonzalez Vazquez falënderoi presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për mundësinë dhe theksoi se synon të përdorë eksperiencën e tij për të përmirësuar arbitrimin në Shqipëri. “Nuk jam këtu për të folur për veten. Dua të flas për eksperiencën time në arbitrim. Nuk e di se si do të jetë në të ardhmen. Nuk i dihet asnjëherë çfarë ndodh. Unë vij me…
Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të kokainës. Policia ndërhyri në rrugën “Egnatia”, ku një 19-vjeçar u kap duke i dorëzuar një 26-vjeçari një çantë me mbi 200 gramë kokainë. Në total, gjatë operacionit “Momenti” u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe tre telefona celularë. “Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta. Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1…
Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra. Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka publikuar informacionin në kuadër të të dhënave zyrtare për regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Heqja e vizave pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt Marokut, duke krijuar më shumë mundësi për turizëm, udhëtime dhe shkëmbime mes dy vendeve.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në Japoninë lindore, ndërsa reshjet rekord të shiut goditën prefekturën Chiba pranë kryeqytetit Tokio. Reshjet, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të paprecedenta”, ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 20,000 familje, ndërsa 7,000 udhëtarë mbetën të bllokuar gjatë natës në aeroportin Narita të Tokios. Më shumë se 100,000 familjeve iu kerkua të evakuoheshin pasi shiu shkaktoi rrëshqitje toke dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet lokale lëshuan një paralajmërim emergjence të nivelit pesë, alarmi i tyre më i lartë. Ky paralajmërim u ul në nivelin katër…
Drejtoria e Tatimeve njoftoi se ka përfunduar në 1 gusht 2026 procesi i aplikimit për kompensimin e transportit publik. Administrata Tatimore po kryen kompensimin e 95 subjekteve që kanë aplikuar për të përfituar nga skema e kompensimit për rritjen e çmimit të karburantit. Vlera totale e kompensimit për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës arrin në 110.7 milionë lekë. Tatimet sqarojnë se shifrat nuk përfshijnë kompensimin për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Numri i subjekteve që kanë aplikuar për t’u kompensuar nga Bashkia e Tiranës pranë Administratës Tatimore është 20 për një…
Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me skuadrën e Austin në turneun e Amerikës së Veriut, Leagues Cup. Në sfidën ndaj ekipit të njohur meksikan, Club América, ylli i Kombëtares shqiptare realizoi një supergol në minutën e 67-të. Pas një topi të marrë në cepin e zonës, Uzuni goditi me të djathtën, duke e dërguar sferën në trekëndëshin e portës dhe duke barazuar rezultatin. Sfida më pas shkoi në gjuajtjet e penalltive, ku Uzuni nuk gaboi nga pika e bardhë. Austin triumfoi në fund dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia pas dy rasteve të dhunës në familje të regjistruara në Lezhë dhe Kurbin. Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari Mark Përdoda, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 kallëpë tritoli, një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak. Ndërkohë, në Kurbin është arrestuar 48-vjeçari Gentjan Koprelli, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, efektivët kanë gjetur të fshehur një armë zjarri tip automatik,…
Avionët luftarakë të NATO-s kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Letonisë, njoftuan Forcat e Armatosura Kombëtare të vendit. Fillimisht, autoritetet letoneze aktivizuan një paralajmërim për kërcënim ajror në zonat e Augsdaugava, Preili, Rezekne dhe Balvi, duke u kërkuar banorëve të qëndronin në ambiente të mbyllura. Qytetarët u këshilluan të ndiqnin të ashtuquajturin “parim të dy mureve” dhe të shmangnin afrimin pranë objekteve të dyshimta apo mbetjeve që mund të kishin rënë në tokë. Më vonë, Forcat e Armatosura njoftuan se situata ishte vënë nën kontroll dhe se avionët luftarakë aleatë kishin neutralizuar…
Nga Ylli Manjani Nuk gjej dot asnjë narrativë politike vërtet të suksesshme të partive të opozitës gjatë gjithë kohës që qeveris Edi Rama. E them jo pa dhimbje këtë gjë, sepse për shumë kohë kam dashur të gjej veten, për aq investim publik sa kam bërë, në një alternativë politike serioze. Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj karrierë në politikë, por të jesh në një front me njerëz që mendojnë seriozisht për një alternativë politike është një ndjesi e mirë. Këtë ndjesi, për fat të keq, nuk e pata kurrë. Pyetja që më lind është e thjeshtë: përse asnjë narrativë…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 29 vatra zjarri. Nga këto, 11 vatra vijojnë të jenë aktive, 3 janë në monitorim, ndërsa 4 janë nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar në terren 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura. Në operacione janë përfshirë gjithashtu 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2…