Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me skuadrën e Austin në turneun e Amerikës së Veriut, Leagues Cup.
Në sfidën ndaj ekipit të njohur meksikan, Club América, ylli i Kombëtares shqiptare realizoi një supergol në minutën e 67-të.
Pas një topi të marrë në cepin e zonës, Uzuni goditi me të djathtën, duke e dërguar sferën në trekëndëshin e portës dhe duke barazuar rezultatin.
Sfida më pas shkoi në gjuajtjet e penalltive, ku Uzuni nuk gaboi nga pika e bardhë. Austin triumfoi në fund dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
