Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shefi i arbitrave hd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bernardino Gonzalez Vazquez është Shefi i ri i Arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, spanjolli bëri prezantimin e tij në rolin e ri, ku zëvendëson Sokol Jarencin e larguar.

Në fjalën e tij, Gonzalez Vazquez falënderoi presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për mundësinë dhe theksoi se synon të përdorë eksperiencën e tij për të përmirësuar arbitrimin në Shqipëri.

“Nuk jam këtu për të folur për veten. Dua të flas për eksperiencën time në arbitrim. Nuk e di se si do të jetë në të ardhmen. Nuk i dihet asnjëherë çfarë ndodh. Unë vij me dëshirë dhe entuziazëm për këtë sfidë të re për mua. Nuk është e lehtë të lësh përgjegjësitë dhe jetën time në vendin tim, por kam dëgjuar fjalë të mira për këtë federatë dhe kjo është pikë kyçe për mua.”

Ai tha se do të fokusohet te puna me arbitrat dhe zhvillimi i tyre i vazhdueshëm.

“Dua të shoh nga afër si funksionon arbitrimi. Ka shumë talente këtu. Propozimi im është i thjeshtë: të përmirësojmë arbitrat çdo ditë. Siç themi në Spanjë: sa më shumë punë bëj, aq më shumë fat kam. Kjo është një pikë që mund ta bëjmë më mirë. Do të jem një prej jush dhe do të bëjmë më të mirën.”

Gonzalez Vazquez premtoi gjithashtu se do të punojë fort për të rritur besueshmërinë e arbitrimit, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e medias, lojtarëve dhe trajnerëve.

“Nuk e di çfarë sjell e nesërmja. Di që arbitrat mund të bëjnë gabime, sepse janë njerëz. I kërkoj edhe medias bashkëpunimin. Janë shumë aktorë në lojë, lojtarët dhe trajnerët. Ndonjëherë harrojmë se duhet të jemi shembull për të tjerët. Duhet të japim shembull për të rinjtë. Mund të premtoj dy gjëra: të punoj fort dhe të jap besueshmëri. Kënaqësi të jem këtu. Shumë faleminderit.”

arbiter FSHF spanjoll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

11:13 / August 14, 2026

Gjashtë viktima nga moti i keq në Japoni

11:07 / August 14, 2026

Kompensimi për transportin/ Tatimet: 95 subjekte përfitojnë 110.7 milionë lekë, Tiranën e ka Bashkia

11:04 / August 14, 2026

Supergol i Uzunit ndaj Club América, ylli shqiptari shënon dhe dërgon Austinin në çerekfinale

10:45 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.