Ferran Torres është zyrtarisht lojtar i ri i Paris Saint-Germain. Sulmuesi spanjoll u largua nga Barcelona, duke u transferuar te kampionët në fuqi të Europës. Torres firmosi kontratë deri në vitin 2031 dhe do të mbajë fanellën me numrin 9. Sipas mediave, transferimi i 26-vjeçarit u realizua duke paguar 50 milionë euro, edhe pse i kishte mbetur edhe 1 vit kontratë. Me afrimin e Ferran Torres, Luis Enrique shton një tjetër alternativë cilësore në repartin ofensiv, ndërsa Paris vijon të forcojë një skuadër të ndërtuar për të synuar trofetë e tjerë në Francë dhe turnetë ndërkombëtarë. 26-vjeçari gjatë karrierës së…
Author: tirana
Policia greke ka goditur një organizatë kriminale ndërkombëtare që dyshohet se merrej me transportimin e sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Turqisë, përmes territorit grek. Operacioni u zhvillua në orët e para të së premtes, më 14 gusht, në një zonë të Selanikut, me pjesëmarrjen e strukturave të ndryshme të Policisë së Greqisë. Në kuadër të operacionit u arrestuan dy shtetas të huaj, 43 dhe 58 vjeç, ndërsa një person tjetër, i identifikuar si pjesëtar i organizatës, është shpallur në kërkim. Hetimet, të kryera edhe në bashkëpunim me autoritetet kundër drogës të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, zbuluan…
Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka goditur Sumatrën veriore të Indonezisë, vetëm pak orë pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë, i cili shkaktoi dhjetëra viktima. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e lëkundjeve të reja ishte pranë Pematangsiantar, rreth 126 kilometra nga qyteti i Medanit, në perëndim të Indonezisë. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 158 kilometrash. Ndërkohë, bilanci i viktimave nga tërmeti i parë me magnitudë 7.7 ballë ka shkuar në 40 të vdekur. Indonezia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik për shkak të pozicionit të saj në të ashtuquajturën “Unaza…
ELBASAN – Një person i ka shpëtuar një atentati mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në lokalin “Art Coffee Bistro”, në hyrje të qytetit, në lagjen “Emin Matraxhiu”. Nga pamjet e siguruara, shihet se shënjestra e atentatit, Ermir Kërtezi , fillimisht ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku ka qëndruar për disa momente. Më pas është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë. Lëvizjet e tij dyshohet se ndiqeshin nga një tjetër person, Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje. Menjëherë pasi Kërtezi …
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, ku janë përplasur një automjet tip Fiat dhe një Volkswagen. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të njërit prej mjeteve dhe pasagjerit. Të plagosurit, njëri prej drejtuesve dhe djali i tij i mitur, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të frekuentuar në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin në ambientet e lokalit. Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar, i cili raportohet se ka precedentë penalë, është afruar pranë një tjetër personi dhe ka nxjerrë armën e zjarrit, duke ia drejtuar në drejtim të tij. Ende nuk është e qartë nëse është qëlluar me armë apo tentativa është parandaluar përpara se…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimet që ajo dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për një marrëveshje të mundshme politike. LDK-ja tashmë ka vendosur të qëndrojë në opozitë, duke hequr dorë nga kërkesat për postin e kryeparlamentarit, Presidentit apo pjesëmarrjen në Qeveri. Sipas saj, Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha këto pozita. Partia ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të votuar një President konsensual, me kusht që ai të jetë një figurë që mbron “Republikën dhe Kushtetutën”. E pyetur në një emision televiziv në Kosovë për takimet…
Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim, sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes për situatën deri në orën 14:00 të 15 gushtit. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar 285 forca operacionale, mes tyre 120 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ministria bën me dije se aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. “Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (15 gusht 2026 – ora 14:00). Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën…
Fluksi i lartë i udhëtarëve në pikat kufitare me Greqinë ka bërë që autoritetet shqiptare dhe greke të koordinojnë masat për menaxhimin e lëvizjeve dhe shmangien e radhëve të gjata. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj, zhvilloi një takim me homologët grekë në Qendrën e Përbashkët të Kontaktit në Kakavijë. Në takim morën pjesë edhe drejtues të strukturave kufitare të Gjirokastrës, Kakavijës dhe Janinës. Në fokus ishte përballimi i fluksit në të dyja drejtimet, veçanërisht në pikat më të ngarkuara, si dhe bashkëpunimi për parandalimin e krimeve kufitare. Palët ranë dakord për intensifikimin e masave të përbashkëta…
Një tjetër tragjedi është regjistruar në rrugën e emigrantëve përmes Mesdheut, ku 11 trupa të pajetë janë zbuluar në det pranë brigjeve të Libisë. Trupat u pikasën gjatë një operacioni ajror për identifikimin e mjeteve lundruese me emigrantë, rreth 57 milje detare larg qytetit libian të Zuarës. Sipas informacioneve të raportuara nga organizatat joqeveritare, viktimat ndodheshin në një fazë të avancuar dekompozimi. Roja Bregdetare italiane bëri të ditur se ishte njoftuar për zbulimin dhe se informacioni iu përcoll menjëherë autoriteteve libiane. Zona ku u gjetën trupat ndodhet brenda hapësirës detare për të cilën përgjegjësinë për operacionet e kërkim-shpëtimit e kanë…
Nga Adriatik Doçi Gjatë një takimi në Shkodër, në 1 tetor 2021, në kuadër të aksionit politik për të rrëzuar Lulzim Bashën, Sali Berisha deklaroi se e kishte përgjuar sistematikisht Bashës, kur ky i fundit frekuentonte zyrën e tij, për të marrë këshilla dhe për t’u konsultuar për çështje të ndryshme. “Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra”, tha Sali Berisha, duke i dhënë një mesazh të qartë Bashës se e ka përgjuar në zyrën e tij. Deklarata ishte edhe një përpjekje për shantazh ndaj Bashës, të cilit…
Rreth orës 11:00 të kësaj të shtune, një situatë emergjente është krijuar pas çarjes së kanalit kryesor “Naum Panxhi”, duke shkaktuar vërshimin e ujit dhe inerteve dhe bllokimin e aksit rrugor Elbasan-Cërrik. Për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike Rurale, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë ndërhyrë duke devijuar automjetet në rrugë alternative. Sipas informacioneve nga terreni, prej më shumë se dy orësh strukturat e ASHPR-së janë në komunikim të vazhdueshëm me Bordin e Kullimit, në inventarin e të cilit ndodhet kanali kryesor “Naum Panxhi”. Aktualisht, Agjencia e Shërbimeve Publike Rurale ka angazhuar…