Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjirokastër, kontrolle intensive me dronë e radarë: Mbi 1900 masa administrative në 10 ditë

10:13 / August 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uuj sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

Monitorimi po kryhet me dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër prioritetet e Policisë Rrugore janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara apo tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Këto shkelje konsiderohen ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë periudhës 1–10 gusht 2026, janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, është pezulluar një leje drejtimi.

Gjatë së njëjtës periudhë janë vendosur gjithsej 1903 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:

  • 603 masa për parakalime të gabuara;
  • 693 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • 409 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
  • 10 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 7 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
  • 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 2 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 176 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore e Gjirokastrës u bën apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.

Gjirokaster kontrolle masa administrative
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.