Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Temperaturat dhe era përkeqësojnë situatën, 12 vatra zjarri vijojnë aktive në vend

13:36 / August 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kruje zjarri01
Screenshot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperaturat e larta dhe era janë bërë faktorët kryesorë në intensifikimin e zjarreve dhe rindezjen e vatrave që më parë ishin vënë nën kontroll në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive dhe një vatër është në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Priskë e Madhe, situatë e vështirë

Përmasa të mëdha dhe të rrezikshme ka marrë zjarri në zonën e Priskës së Madhe në Tiranë, ku flakët iu afruan banesave. Një shtëpi e pabanuar u dogj, ndërsa disa familje u evakuuan për arsye sigurie.

Në këtë zonë, zjarri është shtrirë drejt Gurrës, Farkës dhe Lundrës. Forcat tokësore vijojnë operacionin, ndërsa ndërhyrja nga ajri po përdoret për vënien e situatës nën kontroll.

Zjarret në Krujë dhe Mallakastër

Në Krujë është riaktivizuar vatra e zjarrit në lagjen Abaze. Operacioni po mbështetet nga Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore. Në terren janë angazhuar 57 efektivë të FA-së, mjete mbështetëse dhe helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa vijon puna për mbrojtjen e zonave të banuara.

Në Krastë dhe Halil operojnë forcat e ADZM-së, strukturat bashkiake dhe 58 efektivë ushtarakë me 6 automjete. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie–Lofkënd–Ngraçije, në zonën Patos–Mallakastër, operacioni vijon me forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore, të mbështetura nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një autoambulancë e FA-së. Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë dhe 25 forca bashkiake.

Vatra aktive në Dajt dhe Përmet

Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Në operacion janë angazhuar forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet vijon puna në dy vatra, në malin e Nëmerçkës mbi Biovizhdë dhe në malin Dhëmbel mbi Badilonjë. Në operacione janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, të mbështetura respektivisht nga 25 dhe 30 efektivë të FA-së. Vatrat ndodhen në terren të vështirë malor, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Dibër, Devoll, Mirditë dhe Vau i Dejës

Në Gurë-Lurë, në bashkinë Dibër, vijon një operacion i gjerë nga toka dhe ajri. Në terren janë angazhuar MZSH, forcat bashkiake, Policia e Shtetit, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe vullnetarët, të mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në malin e Moravës, në bashkinë Devoll, vijon puna e forcave të MZSH-së dhe shërbimit pyjor në një zonë me pyll pishe, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Mirditë mbeten aktive vatrat në Valcë–Tenë dhe në Trojë, ku krahas forcave vendore dhe vullnetarëve operojnë edhe efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura. Vatra në Vilëz, Kurbin, pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të FA-së, është në monitorim.

Në Vau të Dejës vijon puna për shuarjen e një vatre në pyll me pisha, me angazhimin e MZSH-së, forcave bashkiake dhe mbështetjen e një automjeti zjarrfikës të Forcave të Armatosura.

AKMC dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimi dhe shuarja sa më shpejt e vatrave aktive.

temperatura vaterr aktive Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerimi i autostradës/ ARRSH njofton bllokimin e dy korsive Tiranë-Durrës, ja kur do të devijohet trafiku

13:48 / August 13, 2026

Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat në RMV, Lirim Hajredini

13:46 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Sarandë/ Lamallari dhe Gonxhe ndjekin nga afër masat për sezonin turistik: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

11:16 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.