Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 4e19993747a586d38c8421fc73e75352 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara së fundmi në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke theksuar se, sipas tij, në protestat e fundit ka një përbërje më të fortë politike.

Në një intervistë për UnHerd, Rama tha se protestat e fundit janë nxitur kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. Në ndryshim, ai i cilësoi protestat e qershorit si më të mëdha dhe me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve që kishin votuar Partinë Socialiste.

“Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm”, tha Rama.

Megjithatë, kryeministri u shpreh “shumë krenar” për mënyrën paqësore të protestave, duke e cilësuar këtë si një tregues të një vendi normal evropian, ku qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

“Jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë kaq të madhe për ditë të tëra në një mënyrë shumë paqësore, dhe se askush nuk u lëndua”, u shpreh ai.

Rama përsëriti gjithashtu qëndrimin se rrjetet sociale dhe algoritmet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e protestuesve. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes online në lidhje me protestat është prodhuar jashtë Shqipërisë.

“Algoritmi bëri shumë për t’i sjellë ato në bulevard. Një përqindje shumë e lartë e përmbajtjes prodhohet jashtë ndërtesës. Nuk është shqiptare”, deklaroi kryeministri.

Sa i përket projektit të familjes së Jared Kushner, Rama tha se përfshirja e emrit të tij, si dhe e Donald Trump dhe Ivanka Trump, ka ndikuar në amplifikimin e debatit në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri të qartë se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit.

Rama tha se projekti do të vijojë, ndërsa qeveria do të zhvillojë një proces konsultimi me palët e interesuara. Sipas tij, në fund projekti do të jetë i suksesshëm dhe “do të jetë i bukur”.

“Nëse kjo nuk do të kishte të bënte me Jared Kushnerin, Trumpin, Ivankën dhe të gjitha llojet e fantazive, kjo nuk do të kishte qenë aq e mirë për algoritmin”, tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për akuzat e opozitës për lidhje mes qeverisë dhe krimit të organizuar, përfshirë pretendimet për takime me persona të dyshuar për trafik droge. Rama i hodhi poshtë akuzat dhe kërkoi prova konkrete, duke theksuar se barra e provës duhet të jetë mbi ata që bëjnë akuzat.

Ai kundërshtoi gjithashtu përkufizimin e Shqipërisë si “narko-shtet”, duke argumentuar se vendi nuk ka luftuar më parë me të njëjtin intensitet korrupsionin dhe krimin.

“‘Narko-shtet’, një narko-shtet që filloi të mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në? Nuk përputhet në asnjë formë apo formë”, u përgjigj ai.

Rama u pyet edhe për kritikat e ish-ministres Elisa Spiropali ndaj mënyrës së qeverisjes dhe mundësinë e përçarjeve brenda Partisë Socialiste, por nuk pranoi të komentonte, duke e cilësuar çështje të brendshme të partisë.

Sa i përket protestave aktuale, kryeministri tha se nuk e sheh situatën si kërcënim për trashëgiminë e tij politike dhe kujtoi protestat e viteve 2013 dhe 2018, duke theksuar se në një rast ishte tërhequr pasi kishte pranuar se protestuesit kishin të drejtë, ndërsa në rastin tjetër kishte zgjedhur dialogun.

“Jo, si mund ta kërcënojnë protestat trashëgiminë? Më pëlqen presioni”, tha Rama.

Në lidhje me projektin e Zvërnecit, ai përsëriti se nuk do të tërhiqet, por do të pranojë zhvillimin e një procesi konsultimi.

Në fund të intervistës, Rama tha se pas 13 vitesh në krye të qeverisë nuk e sheh më veten në nevojë për të provuar diçka politikisht.

“Dëgjo, jam këtu prej 13 vitesh tani. Pra, kam edhe tre vite. Nuk kam asgjë për t’i provuar vetes. Kam vendin tim në historinë e këtij vendi”, deklaroi kryeministri, duke shtuar se tashmë i kanë mbetur edhe tre vite nga mandati dhe se vlerësimin përfundimtar do ta bëjë populli.

media britanike protestat Rama zverneci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026

324 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Turqisë, goditet grupi kriminal ndërkombëtar në Selanik

18:07 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.