Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

13:30 / August 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë duan integrim, por miliardat e eurove nga BE, kanë zbuluar një Ballkan Perëndimor që ecën në dy kahe. Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave. Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit te politikës së brendshme, ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin duke përfituar miliarda dollarë.

Shqipëria, e cila mbetet lidere në rajon për këto fonde, me 212 milionë dollarë për përfituara deri në vitin maj 2026, vlerësohet si një vend me politikë tepër të polarizuar, por falë shumicës qeverisëse të stabilizuar ka arritur të zbatojë reformat e të përmbushë kritere.

Mali i Zi, pretendenti i parë për tu anëtarësuar në BE, që ka përfituar deri tani vetëm 91 milionë euro, vlerësohet për kompromiset e brendshme politike, por problemi me këto vende është hendeku mes progresit të deklaruar dhe atij të veritifikueshëm nga BE, sidomos në fushat kritike si drejtësia dhe sundimi i ligjit.

Kurse Maqedonia e Veriut, ka ecur para duke përfituar 141 milionë euro, por ngërçi me ndryshimet kushtetuese i ka vendosur në pikëpyetje avancimin e negociatave me BE. Nga ana tjetër, 3 vende, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Herzegovina, krizat politike i ka bllokuar fondet e BE.

Kosova merret si shembulli kryesor. Kriza e brendshme politike 18-mujore me zgjedhje të njëpasnjëshme, mungesën e konsensusit politik dhe boshllëkun e një qeverie funksionale, ka bërë që Prishtina Zyrtare të përfitojë vetëm 61 milionë euro ndërsa është paralajmëruar nga BE se kohëzgjatja e krizës rrezikon të djegë fondet e parashikuara pë Kosovën.

Bosnja e Herzegovina nuk ka realizuar asnjë reformë, po prej krizës së brendshme politike, dhe prej fillimit të Planit të Rritjes nuk ka përfituar asnjë euro.

Kurse Serbia, me një shumicë qeverisëse komode, është në shënjestrën e BE për shkak problemeve me sistemin gjyqësor. BE i ka kërkuar llogari për rrugën europiane të Serbisë, por deri në momentin kur politikat e Presidentit Vuçiç nuk përputhen kërkesat e Brukselit, fondet janë pezulluar pa afat, ndonëse Serbia renditet e dyta pas Shqipërisë që ka përfituar më shumë fonde deri në maj të 2026, 168 milion euro.

Të gjitha vendet nuk kanë shumë kohë, Plani i Rritjes përfundon zyrtarisht në dhjetor 2027. Paketa totale përmban 6 miliardë euro. Shqipëria e cila ka përfituar më shumë nga të gjitha vendet, ka arritur të thithë vetëm 23% të fondeve të parashikuara nga 922 milionë euro në total, kurse Kosova vetem 7%. Për vendet që kanë mbetur pas dhe nuk dalin dot prej krizave të brendshme politike, fondet rrezikojnë të digjen përfundimisht.

BE fonde Kosove Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.