Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1787216771 maliq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltarët e majtë kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cila ishte thirrur jashtë radhe për të diskutuar mbi Reformën Territoriale.

Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërsa në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00. Megjithatë, pas deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje lidhur me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit, kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi mbylljen e mbledhjes.

Vendimi shkaktoi reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm.

Pamjet tregojnë momentin kur këshilltarët e majtë largohen nga salla brenda pak sekondash, ndërsa pjesa tjetër e opozitës vijoi me deklaratat.

Situata u tensionua më tej kur një i moshuar hyri në ambientet e sallës me shkop në dorë, duke kundërshtuar mbylljen e mbledhjes dhe duke debatuar me kryetarin e Këshillit Bashkiak.

keshilli bashkiak maliq mbledhje reforme territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orët e fundit, 5 mbeten ende aktive. Shmanget rreziku për banesat në Gojan të Pukës

09:35 / August 20, 2026

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

08:29 / August 20, 2026

Zjarri përfshin Pukën, flakët afrohen me shpejtësi pranë zonave të banuara në fshatin Gojan i Vogël

08:23 / August 20, 2026

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të lënduar

16:04 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.