Përballja me zjarret në vend vijon, ndërsa situata është përkeqësuar në Mal Milot të Kurbinit, ku flakët kanë përfshirë kurorën me pisha dhe janë afruar pranë banesave. Për shkak të rrezikut, autoritetet kanë kryer evakuimin e banorëve të zonës, ndërsa për izolimin e flakëve po ndërhyhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me një helikopter. Gjatë natës, në terren janë angazhuar 35 forca të bashkisë, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 2 autobotë për furnizimin me ujë. Situata po ndiqet nga afër edhe nga prefekti i Lezhës, ndërsa mbrëmjen e djeshme në…
Author: tirana
Analisti Arben Meçe u shpreh se himni është një institucion që duhet mbrojtur. Meçe në një intervistë në “NewsLine” në ABC News komentoi zhvillimet e fundit në Pustec, ku pas vizitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, në një aktivitet në Pustec, mungoi himni shqiptar. Analisti komentoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë situatë duke thënë se ishte korrekt. “Reagimi i Ramës është korrekt. Pusteci pavarësisht veprimeve, nuk është se cënon integritetin pavarësisht veprimeve të kësaj përmase. Veprimi në thelb është provokacioni. Himni është institucion që ligji e mbron, por nuk duhet ta trajtojmë në këtë plan sepse…
SHKODËR- Petrit Ndoci, një i dënuar në burgun e Reçit, është arratisur. Ai kishte marrë leje nga Drejtoria e Burgjeve, por burime bëjnë me dije se nuk është kthyer më në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndoci duhej të paraqitej në burg sot në orën 12:30. Punonjësit e institucionit e kanë telefonuar në numrin e kontaktit, por në telefon është përgjigjur vëllai i tij, i cili ka treguar se Ndoci ishte larguar. Sipas informacioneve, përpara se të largohej, i dënuari kishte lënë një letër për familjarët. “Po largohem, ju dua shumë”, citohet të ketë shkruar ai. Ndoci po vuante dënimin për…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aktiviteti kulturor të zhvilluar në Pustec, ku në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nuk u luajt Himni Kombëtar Shqiptar. Rama shprehet se ‘ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës.’ Kryeministri shton se ‘Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit’. “Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari…
Shqipëria kalon në një sistem modern me gjurmueshmëri, monitorim dhe verifikim digjital të produkteve subjekt akcize. Sipas një postimi në rrjetet sociale të doganave shqiptare ky përmirësim në sistemin e pullave fiskale nënkupton: Më shumë siguri për qytetarin Më shumë transparencë për tregun Më shumë kontroll për shtetin Si mund të arrihet kjo? Duke e paisur cdo pullë fiskale me identifikues unik digjital. Kjo mundëson që produktet të gjurmohen elektronikisht nga prodhimi ose importi në treg. Kjo krijon po ashtu mundësinë për gjurmim në kohë reale të mallrave. Sistemi sjell edhe përfitime për konsumatorët të cilët me një aplikacion mund…
Pretendoi se spiunoi gjithë jetën Al-Kaedën tek CIA, por tani shqiptari nga Kosova B.S, ish-pjesëtar i organizatës terroriste, ndodhet prej më shumë se dy javësh në qendrën e ndalimit të Njësisë kundër emigracionit të paligjshëm (ICE) dhe rrezikon dëbimin nga Shtetet e Bashkuara. 55-vjeçari u arrestua në Nju Xhersii teksa po rinovonte shtyrjen e afatit te largimit nga vendi që e ka përfituar prej 2022-shit, prej rrezikut të kapjes dhe torturës së tij nga terroristët, nëse ai dëbohej nga Shtetet e Bashkuara. B.S, i cili mbërriti në këtë vend në vitin 1994, u rekrutua nga zbulimi amerikan, pasi vuante një…
Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e bir, të identifikuar si Shkëlqim Hajdari dhe Hasan Hajdari, të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, doza kokaine dhe një automjet. “Lushnjë/Finalizohet operacioni i koduar “Fokusi”. Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 1 automjet. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, babë e bir. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në…
Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaccme si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Papës, për trafik ndërkombëtar droge. Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaccme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja e cila do të vendosë vijimin e masës “arrest në burg” vendosur më herët ndaj Vukës, apo nëse do të caktojë një masë më lehtësuese se kaq. Grupi kriminal, i cili vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë dhe ku në të…
Irani mund të ketë humbur pjesërisht kontrollin mbi një nga korridoret kryesore të Ngushticës së Hormuzit: Këtë tregojnë sipas mediave të huaja të dhënat e trafikut detar global. Ky zhvillim vjen në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump insiston se SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa Teherani vazhdon të pretendojë se korridori i rëndësishëm ujor është në duart e tij. Sipas kompanisë Kpler, e cila monitoron trafikun detar përmes të dhënave satelitore, radarëve dhe informacioneve portuale, gjatë dy javëve të fundit më shumë se 80 për qind e naftës bruto që ka kaluar përmes Hormuzit ka ndjekur rrugën…
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat…
Një 35-vjeçare nga Albany, Nju Jork, është arrestuar nga FBI dhe akuzohet se kishte planifikuar një sulm me bombë ndaj Kapitolit të Shtetit të Nju Jorkut, me synim vrasjen e ligjvënësve. Jessica Bowie përballet me akuzën për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për ISIS-in. Sipas autoriteteve amerikane, ajo kishte shprehur besnikëri ndaj organizatës terroriste dhe kishte diskutuar me një informator të FBI-së mënyra për të fshehur një pajisje shpërthyese në një çantë shpërndarjeje ushqimesh. Hetuesit thonë se Bowie kishte nisur të monitoronte ndërtesën e Kapitolit dhe zonën përreth saj. Nga 21 korriku deri më 9 gusht, ajo dyshohet se…
Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull. Rreth orës 06:15, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.