Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Irani ka humbur kontrollin mbi Hormuzin? Cisternat kalojnë nën shoqërimin amerikan

11:10 / August 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngushtica e hormuzit4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irani mund të ketë humbur pjesërisht kontrollin mbi një nga korridoret kryesore të Ngushticës së Hormuzit: Këtë tregojnë sipas mediave të huaja të dhënat e trafikut detar global.

Ky zhvillim vjen në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump insiston se SHBA-ja ka “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa Teherani vazhdon të pretendojë se korridori i rëndësishëm ujor është në duart e tij.

Sipas kompanisë Kpler, e cila monitoron trafikun detar përmes të dhënave satelitore, radarëve dhe informacioneve portuale, gjatë dy javëve të fundit më shumë se 80 për qind e naftës bruto që ka kaluar përmes Hormuzit ka ndjekur rrugën pranë ujërave të Omanit, e cila njihet nga Kombet e Bashkuara, por që Irani e konsideron si cenim të sovranitetit të tij mbi ngushticën

Ndryshimi është i madh krahasuar me një muaj më parë, kur në këtë korridor nuk kishte pothuajse fare trafik tregtar. Analistët e Kpler vlerësojnë se kjo mund të konsiderohet dëshmi e faktit që Republika islamike mund ta ketë humbur të paktën pjesërisht kontrollin mbi këtë pjesë të ngushticës. Nga 1 deri më 19 gusht, në Hormuz kanë kaluar 236 anije. Vetëm 83 prej tyre përdorën korridorin iranian, ndërsa 148 kaluan me transponderët e fikur, për të ulur mundësinë që të identifikohen dhe të bëhen objektiv sulmi.

Sipas portalit amerikan Axios, SHBA-ja e ka menaxhuar prej disa javësh në heshtje korridorin e lundrimit pranë ujërave të Omanit. Çdo natë, rreth 15 deri në 20 cisterna kalojnë në dy kolona, një në hyrje dhe një në dalje të ngushticës, nën koordinimin e një task-force amerikane. Sipas Shteteve te Bashkuara, kjo ka bërë që në qarkullim të rikthehen rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë, rreth gjysma e nivelit para luftës, por dukshëm më shumë se gjatë muajve të krizës.

nafte ngushtica e Hormuzit SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.