Author: tirana

SHBA-të po shtojnë përpjekjet e tyre për të frenuar rrjedhat e naftës iraniane, duke zhvendosur barrën e sanksioneve nga vetë cisternat në rrjetin tregtar dhe financiar që qëndron pas anijeve. Ky është mesazhi kryesor i lëvizjes së re amerikane, pasi paketa e sanksioneve përfshin Wellbred Capital, një tregtar mallrash me seli në Singapor me prani në qendrat kryesore tregtare ndërkombëtare. Ajo gjithashtu synon Wellbred Trading FZCO në Dubai, Wellbred Trading SA në Gjenevë dhe La Nivernaise de Raffinage të Francës. OFAC e lidh Wellbred me rrjetin e Mohammad Hossein Shamkhani, të cilin autoritetet amerikane e konsiderojnë një figurë qendrore në…

Read More

Kanadaja pritet të paraqesë sot përgjigjen e saj ndaj tarifave të reja amerikane mbi eksportet kanadeze të çelikut dhe automjeteve, ndërsa lufta tregtare mes dy vendeve fqinje po përshkallëzohet pas dështimit të negociatave dypalëshe për një marrëveshje të re tregtare. Vendimi i Otavës vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tarifa të reja ndaj importeve kanadeze, vetëm pak ditë pasi bisedimet mes dy vendeve u pezulluan. Kryeministri kanadez Mark Carney kishte refuzuar atë që e konsideroi një marrëveshje të pafavorshme për Kanadanë. Tarifat amerikane prej 50% mbi importe kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë hynë në fuqi të…

Read More

Është konfirmuar rasti i parë i Etheve të Nilit në vendin tonë. I prekuri është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. Sipas burimeve, mësohet se 72-vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qene duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja. 72-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim, ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit. Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë…

Read More

Fluksi i lartë i pushuesve që po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar ka sjellë trafik të rënduar edhe këtë të martë në Rrugën e Kombit, kryesisht në hyrje të Rrëshenit. Vështirësitë në qarkullim janë krijuar në pikën ku përfundon segmenti i autostrades dhe rruga ngushtohet, duke bërë që automjetet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar. Në këtë pjesë, ku parakalimet janë të kufizuara, fluksi i automjeteve përqendrohet në një korsi dhe krijon ngarkesë të shtuar në drejtim të Milotit. Sipas komunikimeve me Njësinë e Autostradave në Rrugën e Kombit, lëvizja e shtuar e mjeteve në drejtim të Milotit ka nisur që…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë hequr zyrtarisht Sirinë nga lista e “shteteve sponsorizuese të terrorizmit”, në një vendim që presidenti sirian Ahmed al-Sharaa e ka cilësuar si “historik” dhe një hap të rëndësishëm drejt rimëkëmbjes së vendit pas 14 vitesh luftë civile. Vendimi hyri në fuqi të hënën, pas përfundimit të periudhës 45-ditore të shqyrtimit në Kongres. Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar Kongresin më 8 korrik për synimin e tij për të hequr Sirinë nga kjo listë, ku vendi ndodhej që prej vitit 1979. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se vendimi erdhi si njohje e hapave të ndërmarrë…

Read More

Një këshilltar i Kremlinit ka paralajmëruar se fabrikat britanike që prodhojnë dronë për Ukrainën mund të bëhen objekt i një përgjigjeje “gjysmë-ushtarake” nga burime të paidentifikuara. Andrei Fedorov, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, deklaroi për BBC Newsnight se presidenti rus Vladimir Putin po përballet me “presion serioz” për të ndërmarrë masa kundër Mbretërisë së Bashkuar. I pyetur se çfarë forme mund të merrte një përgjigje “gjysmë-ushtarake”, Fedorov tha se mund të kishte sulme ndaj kompanive dhe fabrikave që prodhojnë dronë për Ukrainën. “Ato mund të sulmohen jo nga Rusia, por nga burime të panjohura”, deklaroi ai. Deklaratat vijnë pas vendimit të Britanisë…

Read More

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka hapur konsultimin publik për paketën e projektakteve nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e Ligjit nr. 12/2026 “Për Lobimin në Republikën e Shqipërisë”. Projektaktet janë h’artuar me mbështetjen e ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe përfshijnë rregullat për regjistrimin në Regjistrin e Lobimit, administrimin dhe publikimin e tij, raportimin e veprimtarisë së lobimit dhe verifikimin e të dhënave. Paketa parashikon gjithashtu rregulla për administrimin e dokumentacionit, konfliktin e interesit, Kodin e Sjelljes për Lobistët, si dhe aktivitetet informuese dhe ndërgjegjësuese në fushën e lobimit. Në…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka rikthyer në vëmendje ambicien e tij për të garuar për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në vitin 2027. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se, nëse zgjidhet kryebashkiak, do t’i shërbejë Tiranës, ndërsa nënvizon se gjatë ditëve të fundit ka marrë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm lidhur me personat që po përfliten si kandidatë të mundshëm për drejtimin e bashkisë. Sipas tij, disa personave u është thënë se “duhet të punojnë” pasi mund të jenë kandidatë të mundshëm, ndërsa të tjerë kanë marrë sinjale…

Read More

Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të 45 vjeçarit Florjan Dalladaku për sulmin që u bëri prindërve të tij nga i cili mbeti e vdekur e ëma dhe u lëndua rëndë i ati. Burime pranë grupit hetimor thanë për ABC Neës se 45-vjeçari nuk reagon normalisht dhe se në vend të fjalëve bën gjeste të pakuptimta tipike të një skizofreni. Po të njëjtat burime thanë se në automjetin tip “ford” me të cilin po arratisej autori i vrasjes, u gjet një çantë me ilaçe antidepresive të cilat dyshohet se Dalladaku i konsumonte për problemet mendore. Nga ana tjetër policia…

Read More

Bazuar në informacionet e raportuara nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë. Tre vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Helmës. Në Malin e Dajtit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30…

Read More

Prova të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 45 vjeçares Julieta Obzova në Nea Smyrni për autoritetet policore që po përpiqen të zbardhin enigmën e një krimi plotësisht të paramenduar. Pamjet nga kamerat e sigurisë kapin hap pas hapi veprimet e autorit të krimit, sulmin në hyrje të pallatit dhe vrasjen, ndërsa deklaratat e të afërmve zbulojnë terrorin që po përjetonte viktima, si dhe lëvizjet e dyshimta të kamikazit para tragjedisë. Videoja nga kamerat regjistroi momentet që 45-vjeçarja përjetoi pak para vrasjes së saj me gjakftohtësi. Siç u zbulua nga shqyrtimi i pamjeve filmike, autori i…

Read More

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 00:20 në Golem. Sipas njoftimit të Policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari Elton Luzati, si dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë edhe procedurat për identifikimin e viktimës tjetër. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Read More