Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fluksi i lartë i pushuesve që po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar ka sjellë trafik të rënduar edhe këtë të martë në Rrugën e Kombit, kryesisht në hyrje të Rrëshenit.

Vështirësitë në qarkullim janë krijuar në pikën ku përfundon segmenti i autostrades dhe rruga ngushtohet, duke bërë që automjetet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar. Në këtë pjesë, ku parakalimet janë të kufizuara, fluksi i automjeteve përqendrohet në një korsi dhe krijon ngarkesë të shtuar në drejtim të Milotit.

Sipas komunikimeve me Njësinë e Autostradave në Rrugën e Kombit, lëvizja e shtuar e mjeteve në drejtim të Milotit ka nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa pas orës 08:00 intensiteti është rritur ndjeshëm.

Pavarësisht trafikut të rënduar, qarkullimi vijon dhe nuk ka patur bllokim te rrugës. Për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, grupet e Njësisë së Autostradave janë pozicionuar në pikën e ngushtimit, duke orientuar lëvizjen e automjeteve dhe monitoruar situatën.

Monitorimi po vijon përgjatë aksit deri në dalje të Milotit, me qëllim mbajtjen e qarkullimit sa më të rrjedhshëm dhe parandalimin e incidenteve apo aksidenteve të mundshme, në kushtet e fluksit të lartë të mjeteve.

bredet fluks i larte rruga e kombit trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.